Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 25 fjalë: (0.67 sekonda)

TOP m. sh.

1. usht. Armë e rëndë zjarri, me grykë të gjatë e të gjerë, që përdoret në luftë për të hedhur larg predha të mëdha. Top kundërajror. Top kundërtank. Gryka e topit. Shtrati i topit. Qitje me top. Një breshëri topash. Mbush (zbraz) topin. Gjëmojnë topat. Gjuaj (shtie) me top. I ra (e rrahu) me top e qëlloi me artileri.

2. Rruzull me madhësi të ndryshme, zakonisht prej llastiku e i mbushur me ajër, që kërcen kur e goditim ose kur përplaset në një vend të fortë dhe që përdoret për të luajtur. Top llastiku (plastike). Top lecke. Top futbolli (basketbolli, volejbolli). Top tenisi. Top hokei. Top pingpongu. Top fëmijësh. Top dore (këmbe). Topa me ngjyra. Lojërat me top. Luaj me top. Hedh (gjuaj) topin. Iu shpua (u shfry) topi. Kërcen si top. Është si top është i shëndetshëm, është me fytyrë të mbushur e topolak (zakonisht për fëmijët).

3. Lëmsh nga një lëndë e butë ose e shkrifët. Top dëbore. Top balte. Top brumi.

4. Një sasi stofi, pëlhure, letre, duhani etj., që mbështillet rrumbullak ose lidhet dëng për ta mbajtur më mirë. Një top letër (karton). Dy topa stof (basmë, beze, fanellatë). Top pambuku. Top duhani. Bleu një top shkrepse.

5. Shirit a rrip i gjerë në pëlhurën e mëndafshtë, që bëhet gjatë endjes me ngjyrë tjetër ose me fill të ndryshëm nga tjerri. Top i kuq (i zi, i gjelbër). Pëlhurë me topa.

6. si ndajf. Të gjithë së bashku, bashkë, tok; lëmsh, shuk. Erdhën top. Jemi top. E mblodhi peshqirin top.

7. si ndajf., bised. Përfundimisht, plotësisht, krejtësisht; menjëherë, si i vdekur, në vend. E mblodhi (e ndau) mendjen top. Iu mbush mendja top. E bëri mendjen top vendosi përfundimisht për diçka. I është bërë mendja top i është mbushur mendja përfundimisht për diçka. Ra top në gjumë. Ra top në tokë. E la top e vrau me një të goditur. Mbeti top në vend ra e vdiq menjëherë. * U bë top (toka etj.) ngriu nga të ftohtët, u bë akull. I ra me top a) e zgjidhi shpejt e me guxim diçka; b) e shkatërroi përfundimisht. Është tapë topi (tapë) thjeshtligj., tall. shih tek TAP/Ë,~A. Mish për top keq. ushtarë që dërgohen me forcë nga qeveritë e vendeve borgjeze për t'u vrarë në luftëra pushtuese e grabitqare. Topi s'na ndan shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, kemi shoqëri të ngushtë e të pastër, s’na ndan dot asgjë. T'u bëftë pushka top! ur. t'u rritshin fuqitë e fitofsh (për dikë që shkon në luftë kundër armikut, në kufi për mbrojtjen e atdheut etj.). Ja hop, ja top (hop, top) shih te HOP. Është hop top shih te HOP. Është top sheqeri shih te SHEQER, ~I. S'e luan (s'e tund) (as) topi a) pikërisht ashtu është, është shumë e sigurt dhe e vërtetë; b) nuk e lëviz dot njeri nga një vend, nga një punë etj., ka zënë vend mirë, s'e luan dot. E ka mendjen top e ka mendjen të kthjellët, me gjithë moshën e kaluar. S'të lënë topat të dëgjosh dyfekët fj. u. kur të zë një e keqe e madhe, i harron hallet e tjera më të vogla.

TOPALL mb. bised.

1. edhe shar. I çalë; çalaman. Plak (fëmijë) topall. Grua topalle. Ka një këmbë topalle. Është topall nga të dyja këmbët.

2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

TOPANXHË f. sh. vjet.

Armë brezi si revole, që mbushej nga gryka dhe që shkrepej me strall; kobure, pisqollë. Mbushi topanxhën. E qëlloi (e vrau) me topanxhë. * S'bëhet dora topanxhë fj. u. a) çdo gjë a çdo punë do mjetet e saj; b) është gjë e pamundur, është diçka që nuk mund të bëhet.

TOPAZ m. sh. min.

Mineral me ngjyra të ndryshme, me kristale të tejdukshme dhe të shkëlqyeshme, që përdoren si gurë të çmuar për unaza, për vathë, për gjerdanë etj.; gur i çmuar, zakonisht i verdhë, që nxirret nga ky mineral. Gurë topazi. Vathë topazi. Unazë me topaz. Gjerdan me topaze.

TOPÇE mb. bised.

1. I mbushur në fytyrë e në trup, i shëndoshë, topolak, rrumbullak; buçko. Fëmij ëtopçe. E kishte vajzën topçe.

2. Që i ka petlat të mbledhura si top (për lulet). Lule topçe.

3. si ndajf. Shumë mirë, si top (për shëndetin). Si je? - Topçe.

TOPÇI m. sh. usht.

Ushtar që shtinte me top, numëror topi; artiljer. Topçi i vjetër. Shërbente si topçi. TOPGROPTHI ndajf. Luaj topgropthi luaj një lojë ku marrin pjesë zakonisht dhjetë fëmijë; të cilët mundohen ta hedhin topin në njërën nga gropat e vogla të hapura në vijë të drejtë një për çdo lojtar; doçash.

TOPIL m. sh. bised.

1. Pellg i gjerë, ku grumbullohet ujë për ujitjen e arave, zakonisht në kohë thatësire. Topil me ledhe. Penda e topilit. U mbush topili.

2. krahin. Grumbull dheu, bari byku, plehu etj. Topil i vogël (i madh). Topil dheu (plehu). * U bë topil u lig shumë; u bë qull.

TOPIT kal.

1. Mpij tehun e një prese; i trash a i prish tehun; çmpreh. E topiti sëpatën (thikën).

2. I pres dikujt hovin, e ndrydh, e bëj të ngurrojë për një vendim që ka marrë, duke i thënë diçka që i prish mendjen, duke i futur frikën etj.; e bëj të tërhiqet për diçka, e frenoj. E topiti fëmijën.

3. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më lodh, më këput; më plogështon (gjumi etj.). E topiti gjumi. E topitën punët e shtëpisë.

TOPITEM vetv.

1. vet. veta III. I mpihet tehu; i trashet a i prishet tehu; çmprehët. Është topitur sëpata (kosa).

2. Më pritet hovi nga diçka, filloj të ngurroj a të tërhiqem (nga një fjalë, nga një sjellje etj.); mbetem si i ngrirë, pritem, shtangem. Mos u topitni!

3. Lodhem, këputem; plogështohem (nga punët, nga gjumi etj.).

TOPITËS mb.

1. Që të pret hovin, që të bën të ngurrosh a të tërhiqesh, që të pret; që të topit, që të sjell topitje; ndrydhës. Fjalë topitëse.

2. Që të lodh, që të këput; që të plogështon. Vapë topitëse.

TOPITJE f.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve TOPIT, TOPITEM. E pushtoi një topitje.

TOPITUR mb.

1. Që ka mbetur shtang nga diçka, i çuditur, i habitur, i ngurosur; i ndrydhur. Fëmijë i topitur. Mbeti i topitur.

2. I lodhur, i këputur (nga një punë, nga një sëmundje etj.). Duket i topitur. E ndiente veten të topitur.

TOPJAK m. sh. hist.

Taksë që paguhej për kullotjen e bagëtive në kohën e pushtimit osman dhe regjimeve të kaluara. U kërkonin (u merrnin) topjakun.

TOPOGRAF m. sh.

Ai që merret me topografi; ai që bën harta topografike. Grupi i topografëve. Veglat (matjet) e topografit.

TOPOGRAFI f. gjeol.

Degë e gjeodezisë, që merret me përllogaritjet dhe me paraqitjen në shkallë të zvogëluar të sipërfaqes së tokës në rrafshe e në harta; përshkrimi e paraqitja e një vendi me relievin dhe me shtrirjen e tij. Topografia e një vendi. Topografia e qytetit (e fshatit).

TOPOGRAFIK mb. gjeod.

Që ka të bëjë me topografinë, që i përket topografisë, i topografisë; që paraqet shtrirjen dhe relievin e një vendi në shkallë të zvogëluar. Shenja topografike. Hartë topografike. Rrafshe topografike.

TOPOLAK mb.

1. I shëndoshë e i mbushur në fytyrë e në trup, buçko, rrumbullak (zakonisht për fëmijët dhe për njerëzit me trup të shkurtër). Fëmijë topolak. Vajzë (nuse, grua) topolake.

2. I mbushur me tul (për fytyrën, për duart etj.). Me duar topolake. Me trup topolak.

3. Që i ka kokrrat të dendura e të ngjeshura njëra me tjetrën (për rrushin). Rrush (vesh rrushi) topolak.

4. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Këndonin (luanin) topolakët! Topolaku i babait!

TOPONIM m. sh. gjuh.

Emër vendi (krahine, qyteti, fshati, lumi, përroi, deti, liqeni, mali, are etj.). Toponimet e Shqipërisë. Vend i pastruar me toponime. Mbledh toponimet.

TOPONIMI f. gjuh.

Tërësia e emrave, e vendeve (të krahinave, të qyteteve, të fshatrave, të lumenjve, të përrenjve, të maleve, të arave etj.), toponimet. Toponimi vendëse. Toponimia historike (e lashtë). Toponimia e fshatit. Studimi i toponimisë.

TOPSHEQER mb.

1. Që e ka fytyrën të mbushur si top dhe të bardhë si sheqeri (zakonisht për fëmijët dhe për gratë e reja). Fëmijë topsheqer. Nuse topsheqere.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. E mori topsheqerin në krah.

TOPTAN ndajf. bised.

Të tërë përnjëherë, pa e ndarë në pjesë, pa i hequr asnjë pjesë, siç ësht ë(për një mall). E shiti (e bleu) toptan. E mori (e dha) toptan.

TOPTHI ndajf.

Luaj topthi: luaj një lojë me top.

TOPURRE f. sh.

Shkop me kokë, çomange. I ra me topurre.

TOPURRUK m. përk.

1. Fëmijë topolak. Topurruku i mamit!

2. si mb. I shëndoshë, topolak (për fëmijë). Fëmijë (djalë) topurruk. Vajzë topurruke.

TOPUZ m. sh.

1. vjet. Shkop i trashë prej druri a prej hekuri, me kokë të madhe, të rrumbullakët zakonisht me thumba, që përdorej në kohë të vjetra si armë për të goditur.

2. Shkop i trashë si çomange, me të cilin i bien daulles. Topuzi i daulles.

3. përd. ndajf. Mbledhur rrumbullak, top (për flokët). I mban (i kreh, i mbështjell) flokët topuz.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com