Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.57 sekonda)

TOÇ m. sh.

1. Kalli i vogël misri; kalli i parritur i pazhvilluar mirë. Misri kishte bërë ca toça. Mblodhën ca toça.

2. Pjepër a shalqi i vogël. Këputi një toç.

3. Kokë lakre a sallate, zakonisht e vogël.

4. fëm. Kokë. Iu vra toçi. E ka toçin të madh (të vogël).

5. Pjesa e kokës që duket kur bien flokët, tepja e kokës pa flokë; tullë. Toçi i kokës. I dukej (i doli) toçi.

6. përd. ndajf. Duke ethur a duke rruar të gjithë flokët e kokës gjer në rrënjë; pa flokë. U qeth toç. E ka (e bërë) toç kokën.

7. përd. mb. fig. I lehtë nga mendja, torollak. Djalë (plak) toç.

TOÇIT kal.

Hedh verën nga një fuçi në një fuçi tjetër ose në shishe për ta ruajtur; zbraz diçka nga një enë në një tjetër. E toçiti verën në shishe.

TOÇITET Pës.

e TOÇIT.

TOÇITJE f.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TOÇIT, TOÇITET. Toçitja e verës.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com