Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 17 fjalë: (0.69 sekonda)

SQEP m. sh.

1. Zgjatim i gojës së shpendëve në trajtën e dy pjesëve të brirta, që vijnë zakonisht duke u ngushtuar në majë; qep. Sqep i kthyer (i mprehtë, i sheshtë). Sqepi i pulës (i pëllumbit, i shqiponjës). E çukiti me sqep. I ra me sqep.

2. Cep, skaj. Në sqep të arës. Rri në sqep.

3. Pjesë e skajit me majë a si trekëndësh e një rrobe, e një mbulese etj.; kind, skundill. Sqepat e xhamadanit. Sqepat e jorganit.

4. Pjesë e dalë, e zgjatur e me majë e një vegle, e një pajisjeje. Sqepi i çekanit. Sqepi i vinçit.

5. fig. tall. Goja e njeriut. Mbylle sqepin! S'e hap sqepin. * Nuk i ra në sqep edhe poh. a) nuk e hëngri dot, nuk e shijoi dot; b) nuk arriti ta shtinte në dorë a ta bënte të vetën diçka. E ka sqepin të gjatë shih te GJATË (i,e). Ka ulur pak hundën, por ka ngritur sqepin iron. shih tek UL.

sqep; ai që ka dëshirë të provojë të gjitha gjellët

duke ngrënë nga pak.

4. Ai që vjedh gjëra të vogla, vjedhës xhepash, brac.

SQEPADRUTH m. sh. zool.

Qukapik.

SQEPAK mb.

Që ka trajtën e sqepit. Daltë sqepake.

SQEPAR m. sh.

1. Vegël dore e zdrukthëtarëve dhe e muratorëve, e përbërë prej një pllake të metaltë me teh të kthyer nga njëra anë e me mykë si çekan nga ana tjetër dhe me bisht të shkurtër druri, që përdoret për të gdhendur, për të ngulur e shkulur gozhdë etj. Bishti i sqeparit. Gdhend me sqepar.

2. Lloj shati i vogël me teh të kthyer, që përdoret për të prashitur. * Është më i rëndë bishti se sqepari (sëpata) shih te BISHT,~I.

SQEPGJATË f. sh.

1. zool. Shpend i brigjeve të detit me trup mesatar, me kokë dhe qafë të zezë, me bark të bardhë e me sqep të kuq.

2. Shaptore, shapkë.

SQEPGJATË mb.

1. Që e ka sqepin të gjatë, me sqep të gjatë. Lejlekët sqepgjatë.

2. fig. Që flet shumë, që nuk i rrihet pa folur për çdo gjë e për këdo.

SQEPGJILPËRË mb. poet.

Që e ka sqepin me majë të mprehtë si gjilpërë. Dallëndyshe bishtgërshërë e sqepgjilpërë.

SQEPHOLLË mb.

Që e ka sqepin të hollë. Shpend sqephollë.

SQEPKRYQ m. sh. tool.

Zog i ngjashëm me trumcakun, me trup të kuqërremë dhe me kapakët e sqepit të kthyer.

SQEPKTHYER mb.

Që e ka sqepin me majë të kthyer, jo të drejtë. Shqiponja sqepkthyer.

SQEPKUQ mb.

Që e ka sqepin në ngjyrë të kuqe. * Korb sqepkuq zool. shih te KORB,~I.

SQEPLUGË f. sh. zool.

Lloj rose e egër me pendë të bardha dhe me sqep të madh, të gjerë e si lugë, e cila rron zakonisht nëpër këneta.

SQEPTON kal.

Çukit me sqep; godit me sqep.

SQEPTORE f. sh. zool.

Shaptore, shapkë.

SQEPTRASHË m. sh. zool.

Zog i ngjashëm me trumcakun, me pendë të murrme në të kuqërremta, me gushë të bardhë dhe me sqep të trashë e shumë të fortë.

SQEPVERDHË mb.

Që e ka sqepin të verdhë a të kuqërremë. Mëllenja sqepverdha.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com