Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 20 fjalë: (0.78 sekonda)

RRUSH ARUSHE bot.

Gërdec.

RRUSH GJARPRI bot.

Shkurre e vogël me kërcell të hollë e të drejtë, me gjethe vezake e të trasha, me lule të vogla, të bardha e me pesë cepa, që bën kokrra të zeza, të cilat hahen kur piqen mirë.

RRUSH m.

Pemë frutore me trung të gjatë e të hollë dhe me gjethe të gjera si pëllëmbë, që përdridhet e kacavaret duke u kapur me dredhat e degëve të njoma, e që bën kokrra të mbledhura në vile, hardhi; kokrrat e kësaj peme, zakonisht të rrumbullakëta e të mbledhura në bistakë, me cipë të hollë e me lëng brenda, që përdoren për të ngrënë dhe për të bërë verë, raki etj. Rrush i bardhë (i zi, i kuq). Rrush dimërak. Rrush buallës (kumbullor). Rrush larush (dhelpër) rrush me kokrra gjysmë të bardha gjysmë të zeza a të kuqërreme. Rrush qelbës rrush me erë. Rrush çilek rrush me një erë të ngjashme me atë të luleshtrydhes. Rrush pulëz rrush kokërrvogël, i bardhë. Rrush arre rrush kokërrmadh, i bardhë e shumë i ëmbël. Rrush bishtdhelpre rrush me kokrra të gjata, të rralla, të bardha e pak majhoshe. Rrush i egër (rrush gardhi, rrush lepuri) larushk. Rrush lavrak. Rrush vajguri (me erë). Rrush i papjekur (i pabërë, aguridh). Rrush pa fora (me fara). Rrush tryeze. Rrush të thatë stafidhe. Rrush vreshti (pjergulle). Kokërr rrushi. Bistak (vesh, veshul, vile) rrushi. Frenjat e rrushit. Bërsi rrushi. Lëng (musht) rrushi. Reçel rrushi. Sheqer rrushi. Sëmundjet e rrushit. Vjelja e rrushit. Bëhet (piqet, shenjet) rrushi. Nxihet rrushi. Shtrydh (shtyp) rrushin. * Si rrushi e koshi janë njësoj, si njëri edhe tjetri. I bëri (paratë, të hollat) rrush e kumbulla i prishi të gjitha, i shpenzoi kot e me dorë të lëshuar. Kur të bëjë larushku rrush iron. shih te LARUSHK,~U. E bëri rrush e prush e bëri me nxitim e jo mirë, e bëri shkel e shko. S’bëhet rrushi deng (s'bëhet deng me rrush) fj.u. është gjë që s'bëhet, është e pamundur. Kërkon rrush (dardha, thana, thanëza) në dimër (në shënëndre) shih te DARDH/Ë,~A. Kur s'ke rrush, ha edhe larushk fj.u. shih te LARUSHK,~U. Shkoi (u vra) si qeni në rrush (në vresht) shih te QEN,~I. Sheh rrushi rrushin (fiku fikun) e piqet fj.u. Marrin shembull njëri nga tjetri, veprojnë siç bëjnë të tjerët.

RRUSH MALI bot.

Thrashegër, qershizë.

RRUSH PULE bot.

Mana toke.

RRUSH QENI bot.

Vadhëz e egër.

RRUSH THËLLËZE bot.

Qershi e egër, bar thëllëze.

RRUSH TOKE bot.

Shkurre me degë të holla me gjemba, me gjethe si të hardhisë e me lule të bardheme, që bën kokrra me cipë të gjelbër në të verdhë si të tejdukshme, me pak qime e me shije të athët.

RRUSHATAKE mb.

Dardhë rrushatake: lloj dardhe, e cila bën kokrra të rrumbullakëta, të ëmbla e me shumë lëng, që piqen në kohën e rrushit.

RRUSHEMË mb.

Që nuk është as i njomë as i thatë (për drutë). Dru të rrusheme.

RRUSHI I QYQES bot.

Rrushqyqe.

RRUSHK m. sh. bot.

1. Fryti i disa bimëve, që ka tul plot lëng dhe farat të shpërndara nëpër të, pemël.

2. vet. sh. Bimë si rrushi, luleshtrydhja, mjedra, manaferra etj. që bëjnë kokrra të vogla me lëng, pemlat.

RRUSHKULL m. sh. bot.

Shkurre e viseve mesdhetare, me kërcell shumë të degëzuar e me lëng të hidhur, me gjethe të vogla si luspa, përherë të blerta e me majë të mprehtë si gjemb, që bën kokrra të kuqe, të cilat piqen në dimër dhe hahen; therpelë. Kokrra rrushkulli. Ha si dhitë në rrushkull ha si i zijosur. * U bë rrushkull u varfërua shumë.

RRUSHKULLI f.

1. Hidhërim, helm. U gdhi me helm e me rrushkulli.

2. Fjalë e ndyrë, lapërdhi, palavi.

RRUSHKULLOHEM vetv.

1. Më hidhërohet goja nga diçka, helmohem.

2. fig. Hidhërohem nga një fatkeqësi, helmohem, dëshpërohem. I është rrushkulluar zemra.

3. bised. Ha sa dendem, ngjeshem mirë e mirë. U rrushkullua me thela mishi. U rrushkullua mirë e mirë.

RRUSHKULLOJ kal.

1. vet. veta III. Më hidhëron gojën, më helmon.

2. vet. veta III. Më shkakton një hidhërim të madh, më hidhëron; më helmon. E rrushkulloi vdekja e nënës.

3. bised. Ha ose pi diçka të tërë, përlaj. E rrushkulloi gotën e verës.

RRUSHKULLUES mb. gjeogr.

Vijë rrushkulluese: vijë e lakuar në hartë ose në rrafsh, që bashkon pikat me të njëjtën lartësi. Mbi (nën) vijën rrushkulluese. Në drejtim të vijës rrushkulluese. Ndjek vijën rrushkulluese të malit.

RRUSHKUQE f. sh. bot.

1. Shkurre e vogël e ngjashme me gjineshtrën, që ka gjethe të lëkurta, të shkëlqyera, përherë të blerta e me majë, lule të vogla të verdheme dhe që bën kokrra të vogla të kuqe.

2. Lulja e kuqe e lofatës, e mbledhur në vile. Lëshon rrushkuqe. Mbushet me rrushkuqe. I ka fëmijët si rrushkuqe i ka fëmijët të shëndetshëm e me faqe të kuqe.

RRUSHQYQE f. sh. bot.

Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të ulët e të tultë, me gjethe vezake të dhëmbëzuara, me lule të verdha të mbledhura në majë, që bën kokrra të vogla si të rrushit, me ngjyrë në të gjelbër; bar urdhjeje, thonj qete.

RRUSHZEZË f. sh. bot.

Thanukël.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com