Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 10 fjalë: (0.86 sekonda)

PUSHKALAGËS m. sh. krahin.

Stërlagës.

PUSHKALIQE f. sh.

Stërfyc. Krismat e pushkaliqeve.

PUSHKATAR m. sh.

1. Ai që shtie mirë me pushkë, mjeshtër për të qëlluar me pushkë. Shtëpi pushkatarësh.

2. usht. Luftëtar i armatosur me pushkë, që bën pjesë zakonisht në repartet e këmbësorisë. Pushkatarë të zgjedhur. Pushkatarët e marinës. Batalion (kompani) pushkatarësh. Grup pushkatarësh. Toga (skuadra) e pushkatarëve. Zjarri i pushkatarëve.

PUSHKATAR mb. usht.

Që është i armatosur me pushkë; që përbëhet nga luftëtarë të armatosur me pushkë; që shërben për pushkatarët. Reparte pushkatare. Batalion pushkatar. Kompani (togë, skuadër) pushkatare. Çerdhe pushkatare.

PUSHKATIM m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PUSHKATOJ, PUSHKATOHEM. Toga (skuadra) e pushkatimit. Pati shumë pushkatime.

2. Dënimi me vdekje, duke e vrarë dikë me pushkë. I priste pushkatimi. E dënuan me pushkatim.

PUSHKATOHEM Pës.

e PUSHKATOJ. U pushkatua nga fashistët.

PUSHKATOJ kal.

Zbatoj dënimin me vdekje, duke e vrarë dikë me pushkë; e vë në plumb. I pushkatuan në mëngjes (menjëherë). E pushkatoi në vend.

PUSHKATUAR mb.

1. Që është vrarë me pushkë, që është pushkatuar (për një të dënuar me vdekje).

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

PUSHKË f. sh.

1. Armë zjarri me tytë të gjatë që mbahet në krah dhe që mund të qëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një ose në mënyrë gjysmautomatike. Pushkë e gjatë (e shkurtër). Pushkë e vjetër. Pushkë gjysmautomatike. Pushkë sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me strall). Pushkë (dyfek) me dollap. usht. vjet. lloj pushkë e vjetër që mbushej nga gryka. Gryka (tyta, qyta) e pushkës. Çarku i pushkës. Siguresa (këmbëza) e pushkës. Vaj pushkësh. Fishekë pushkë. Batare pushkësh. Krisma e pushkës. E shtënë pushkë. Me pushkë në krah. I armatosur me pushkë. I lumtë pushka! Fshij (pastroj) pushkën. Mbush pushkën. Krisi pushka. Mori (rrëmbeu) pushkën. Qëlloi me pushkë. Hap zjarr me pushkë. I lumtë pushka! ur. T'u bëftë pushka top! ur. E vraftë pushka! mallk.

2. bised. Njeri a luftëtar i pajisur me këtë armë, ushtar i armatosur. Sa pushkë bëheni? Nxori nga një pushkë për derë. Iu shtua edhe një pushkë. Kishte dyqind pushkë me vete.

3. E shtënë me armë dhe krisma e saj; kjo armë si simbol i luftës e i qëndresës; luftë e armatosur. Që në pushkët e para. Me të plasur pushka. Pushka lajmëtare (habertare). vjet. e shtënë pushkë që lajmëronte se kishte ndodhur diçka e rëndësishme (zakon i vjetër i shqiptarëve). Nisi (krisi, plasi) pushka. Vlonte pushka. U ndez pushka. Kërciste (ushtonte) pushka partizane. Bëhej pushkë. Bëri pushkë me dikë luftoi. Hodhi pushkë shtiu. Ra në pushkë me dikë. Shkëmbyen ca pushkë. E priti me pushkë. Iu përgjigjën me pushkë. I ra me pushkë ballit. Pushka i ndan. Me ta flitet vetëm me pushkë.

4. Largësi sa mund të arrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme. Një pushkë larg.

5. bised. Grindje, përçarje. I futi pushkën shtëpisë. Ndërmjet tyre hyri pushka. * Është bërë për pushkë dikush a) është rritur dhe është pjekur, është bërë për të luftuar me pushkë; b) duhet vrarë, është bërë për t'u vrarë. Doli pushkë (mina) nuk plasi mirë, nuk plasi me forcë. S'i dridhet pushka edhe poh. është trim, nuk i dridhet dora; është i vendosur. Në flakë të pushkës (të dyfekut) shih te FLAK/Ë, ~A. Me grykën e pushkës me luftë të armatosur, me kryengritje të armatosur. Nën grykën e pushkës (e topit) shih te GRYK/Ë,~ A. Hodhi një pushkë shih te HEDH. Është i pushkës (i dyfekut) është trim, është luftëtar. Nuk e ndyn (nuk e fëlliq) pushkën me dikë shih te NDYJ. Pushkë e lagët mospërf. shih te LAGËT (i, e). Puthi pushkën shih te PUTH. Rrëmbej (rrok) pushkët (armët) shih te RRËMBEJ. Shtëpi pushkë familje që ka nxjerrë njerëz trima e luftëtarë, shtëpi e njohur për trimëri. I vuri (i ktheu) pushkën (dyfekun) dikujt e luftoi, e vuri përpara me luftë. E vuri (e futi) në pushkë dikë e pushkatoi, e vrau, e vuri në plumb. M'u bë qejfi pushkë shih te QEJF,~I. Është bërë për t'i rënë me pushkë (me dyfek, me kobure) shih te DYFEK,~U. Doli pushkë e lagur dikush shih te LAGUR (i e). Nuk e fut dot në grykën e pushkës shih te GRYK/Ë,~A. Ishte me pushkë në faqe ishte gati për të shtënë a gati për luftë. Është pushkë e mbushur (e ngrehur) shih te MBUSHUR (i, e). E ka syrin pushkë (shigjetë) dikush sheh shumë mirë e larg; e ka vështrimin të mprehtë. Si e ke syrin e pushkës? shak. si të shkojnë punët?, si i ke punët?, a ke guxim të veprosh? E ka zërin pushkë e ka zërin shumë të fortë e kumbues. Ta lë pushkën në faqe a) a) nuk të mbaron punë, ta lë punën përgjysmë, pa përfunduar; b) të ikën pa e vrarë, të shpëton nga dora, nuk e vret dot se është i shpejtë, i shkathët etj. (zakonisht për gjahun). E luan gishtin e pushkës shih te LUAJ. U mbeti pushka në gozhdë vjet. shih te GOZHD/Ë,~A. I ndez pushka në ujë dikujt shih tek UJ/Ë,~I. E priti me pushkë në faqe dikë shih te FAQ/E,~ JA. Të puthsha grykën e pushkës! ur. të lumtë! (për dikë që ka bërë një veprim heroik me pushkë). Ia solli në grykë të pushkës dikë a diçka a) ia solli në pritë për ta vrarë më lehtë, ia solli në shteg; b) ia përgatiti të gjitha kushtet e nevojshme që ta kryejë lehtë një punë. Një shenjë (një nishan) pushke (dyfeku) larg aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. Të vaftë pushka mbarë! ur. dalç faqebardhë në luftë a në ndeshje!, ardhsh me fitore! E mban dorën (gishtin) në çark të pushkës shih te ÇARK,~U. Pushkë kundërtank usht. armë e posaçme që shërben për asgjësimin e tankeve e të mjeteve të tjera të blinduara.

Pushkë me strall, me tytë të gjatë e me qoshe, që

mbushej nga gryka.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com