Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.70 sekonda)

BAR PUSHI bot.

Bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë, me gjethe të imëta, me lule të mbledhura si fshesë, që del në tufa të dendura dhe që e hanë kafshët.

bashkohen nën pushtetin e një monarku të vetëm

e veprojnë në mënyrë mjaft të pavarur për të shtypur më lehtë kombësitë e tjera dhe të gjitha masat punonjëse. Dualizëm monarkik. Dualizmi austro-hungarez.

PUSH m.

1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në duar, në këmbë ose në trup; tërësia e puplave shumë të vogla e të buta që kanë shpendët në lëkurë. Push i verdhë. Pushi i faqeve. Pushi i zogjve. I mbuluar me push. S`ka push në faqe.

2. Tërësia e fijeve të shkurtra, të holla, të buta e të dendura që mbulojnë një stof a pëlhurë në të dyja anët ose në njërën anë; fije të imëta që mbeten nëpër makina ose bien në tokë gjatë punimit të pambukut, të leshit etj. Push i butë. Pushi i pambukut. Pushi i kadifesë. Stof me push. Batanije (qilim, shall) me push. I ka rënë pushi.

3. Tërësia e fijeve të imëta e të buta që mbulojnë gjethet a kërcellit e disa bimëve ose kokrrat e disa pemëve (si pjeshka, ftoi etj.). Pushi i gjetheve. Pushi i pjeshkës (i ftoit). I hoqi pushin.

4. Myshk, lëmashk. Pushi i drurit. Pushi i gurëve.

5. bised. Hi i imët mbi një thëngjill të ndezur; hiri i cigares. Pushi i thëngjijve. Pushi i cigares. E dogji pushi. * Bar pushi bot. shih te BAR,~I I.

PUSHALESH mb.

Që ka push të dendur, i mbuluar me push. Peshqir pushalesh.

PUSHALLI mb.

Që ka push, me push. Peshqir pushalli.

PUSHATAK mb.

1. Që është i mbuluar me qime të holla, të buta e të dendura; që është i mbuluar me shumë pupla të vogla e të buta; që ka push në trup. Me trup pushatak. Qen pushatak. Zog pushatak.

2. Që është me push, që ka shumë push (për një stof, pëlhurë etj.). Qilim pushatak. Shapkë pushatake. Peshqir pushatak.

PUSHATOHET vetv.

1. I rritet pushi, mbushet me push (një zog etj.).

2. I del pushi një peri të dredhur ose një rrobe të endur a të thurur, bëhet me push; leshatohet. U pushatua trikoja.

PUSHATOR mb.

Pushatak. Me faqe pushatore. Peshqir pushator.

PUSHBUTË mb.

Që është i mbuluar me push të butë, që e ka pushin shumë të butë. Gjethe pushbutë.

PUSHEM vetv.

1. Më del pushi në faqe. Iu push faqja.

2. Mbushem me push, bëhem tërë push. U push duke punuar pambukun.

PUSHËZIM m. sh.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PUSHËZOJ, PUSHËZOHET. Pushëzimi i kadifesë. Makina e pushëzimit.

PUSHËZOHET vetv.

1. Bëhet si push, merr trajtën e pushit. Pambuku pushëzohet (kur thahet më shumë sesa duhet).

2. Pës. e PUSHËZOJ.

PUSHËZOJ kal.

E bëj me push një stof a pëlhurë, i nxjerr pushin zakonisht me anë të një makine të posaçme. Makinë që pushëzon kadifenë.

PUSHËZUAR mb.

Që është bërë me push (për një stof a pëlhurë), që është pushëzuar. Kadife e pushëzuar. Fill i pushëzuar.

PUSHIM m. sh.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve PUSHOJ, PUSHOHET. Pushimi i luftimeve (i zjarrit). Pushimi i dikujt nga puna. Pushim zemre. Shtëpi (qendër) pushimi. Punon pa pushim punon pa ndërprerje, punon vazhdimisht.

2. Çlodhje; koha e lirë pas pune, koha gjatë së cilës njeriu pushon; ditë e caktuar për të pushuar ose për të mos vajtur në punë; lejë për të mos vajtur në punë, në shkollë etj. për arsye shëndetësore, për ditë feste etj. Pushimi javor. Pushim i gjatë (i shkurtër). Pushimi i drekës (i mesditës). Në pushimet e lojës. Dhjetë minuta pushim. Mori (kërkoi) pushim. Bëri ca pushim. Dje kishim pushim. Duhet të bëjë pushim. Ka nevojë për pushim. E drejta e pushimit pas punës. zyrt.

3. kryes. sh. Periudhë e caktuar kohe gjatë vitit, kur ai që është në marrëdhënie pune ka të drejtë të pushojë, leje e zakonshme; periudhë kohe në fund të vitit shkollor ose në mes të tij, kur nxënësit a studentët nuk shkojnë në shkollë dhe arsimtarët nuk bëjnë punë mësimore. Pushimi vjetor. Pushimet shkollore. Pushimet verore (dimërore). Pushime të gëzueshme (të këndshme). Pushimet e dimrit. Ditët e pushimeve. Periudha e pushimeve. Gjatë kohës së pushimeve. Ka marrë pushimet. Është me pushime. Filluan (mbaruan) pushimet. I kaloi pushimet në fshat.

4. muz. Pauzë. Pushim i plotë. Pushim katërsh.

5. bised. Qetësi; heshtje. E la në pushim. Ka gjetur pushim. * Shesh pushimi ndërt. shih te SHESH,~I

6.

PUSHKALAGËS m. sh. krahin.

Stërlagës.

PUSHKALIQE f. sh.

Stërfyc. Krismat e pushkaliqeve.

PUSHKATAR m. sh.

1. Ai që shtie mirë me pushkë, mjeshtër për të qëlluar me pushkë. Shtëpi pushkatarësh.

2. usht. Luftëtar i armatosur me pushkë, që bën pjesë zakonisht në repartet e këmbësorisë. Pushkatarë të zgjedhur. Pushkatarët e marinës. Batalion (kompani) pushkatarësh. Grup pushkatarësh. Toga (skuadra) e pushkatarëve. Zjarri i pushkatarëve.

PUSHKATAR mb. usht.

Që është i armatosur me pushkë; që përbëhet nga luftëtarë të armatosur me pushkë; që shërben për pushkatarët. Reparte pushkatare. Batalion pushkatar. Kompani (togë, skuadër) pushkatare. Çerdhe pushkatare.

PUSHKATIM m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PUSHKATOJ, PUSHKATOHEM. Toga (skuadra) e pushkatimit. Pati shumë pushkatime.

2. Dënimi me vdekje, duke e vrarë dikë me pushkë. I priste pushkatimi. E dënuan me pushkatim.

PUSHKATOHEM Pës.

e PUSHKATOJ. U pushkatua nga fashistët.

PUSHKATOJ kal.

Zbatoj dënimin me vdekje, duke e vrarë dikë me pushkë; e vë në plumb. I pushkatuan në mëngjes (menjëherë). E pushkatoi në vend.

PUSHKATUAR mb.

1. Që është vrarë me pushkë, që është pushkatuar (për një të dënuar me vdekje).

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

PUSHKË f. sh.

1. Armë zjarri me tytë të gjatë që mbahet në krah dhe që mund të qëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një ose në mënyrë gjysmautomatike. Pushkë e gjatë (e shkurtër). Pushkë e vjetër. Pushkë gjysmautomatike. Pushkë sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me strall). Pushkë (dyfek) me dollap. usht. vjet. lloj pushkë e vjetër që mbushej nga gryka. Gryka (tyta, qyta) e pushkës. Çarku i pushkës. Siguresa (këmbëza) e pushkës. Vaj pushkësh. Fishekë pushkë. Batare pushkësh. Krisma e pushkës. E shtënë pushkë. Me pushkë në krah. I armatosur me pushkë. I lumtë pushka! Fshij (pastroj) pushkën. Mbush pushkën. Krisi pushka. Mori (rrëmbeu) pushkën. Qëlloi me pushkë. Hap zjarr me pushkë. I lumtë pushka! ur. T'u bëftë pushka top! ur. E vraftë pushka! mallk.

2. bised. Njeri a luftëtar i pajisur me këtë armë, ushtar i armatosur. Sa pushkë bëheni? Nxori nga një pushkë për derë. Iu shtua edhe një pushkë. Kishte dyqind pushkë me vete.

3. E shtënë me armë dhe krisma e saj; kjo armë si simbol i luftës e i qëndresës; luftë e armatosur. Që në pushkët e para. Me të plasur pushka. Pushka lajmëtare (habertare). vjet. e shtënë pushkë që lajmëronte se kishte ndodhur diçka e rëndësishme (zakon i vjetër i shqiptarëve). Nisi (krisi, plasi) pushka. Vlonte pushka. U ndez pushka. Kërciste (ushtonte) pushka partizane. Bëhej pushkë. Bëri pushkë me dikë luftoi. Hodhi pushkë shtiu. Ra në pushkë me dikë. Shkëmbyen ca pushkë. E priti me pushkë. Iu përgjigjën me pushkë. I ra me pushkë ballit. Pushka i ndan. Me ta flitet vetëm me pushkë.

4. Largësi sa mund të arrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme. Një pushkë larg.

5. bised. Grindje, përçarje. I futi pushkën shtëpisë. Ndërmjet tyre hyri pushka. * Është bërë për pushkë dikush a) është rritur dhe është pjekur, është bërë për të luftuar me pushkë; b) duhet vrarë, është bërë për t'u vrarë. Doli pushkë (mina) nuk plasi mirë, nuk plasi me forcë. S'i dridhet pushka edhe poh. është trim, nuk i dridhet dora; është i vendosur. Në flakë të pushkës (të dyfekut) shih te FLAK/Ë, ~A. Me grykën e pushkës me luftë të armatosur, me kryengritje të armatosur. Nën grykën e pushkës (e topit) shih te GRYK/Ë,~ A. Hodhi një pushkë shih te HEDH. Është i pushkës (i dyfekut) është trim, është luftëtar. Nuk e ndyn (nuk e fëlliq) pushkën me dikë shih te NDYJ. Pushkë e lagët mospërf. shih te LAGËT (i, e). Puthi pushkën shih te PUTH. Rrëmbej (rrok) pushkët (armët) shih te RRËMBEJ. Shtëpi pushkë familje që ka nxjerrë njerëz trima e luftëtarë, shtëpi e njohur për trimëri. I vuri (i ktheu) pushkën (dyfekun) dikujt e luftoi, e vuri përpara me luftë. E vuri (e futi) në pushkë dikë e pushkatoi, e vrau, e vuri në plumb. M'u bë qejfi pushkë shih te QEJF,~I. Është bërë për t'i rënë me pushkë (me dyfek, me kobure) shih te DYFEK,~U. Doli pushkë e lagur dikush shih te LAGUR (i e). Nuk e fut dot në grykën e pushkës shih te GRYK/Ë,~A. Ishte me pushkë në faqe ishte gati për të shtënë a gati për luftë. Është pushkë e mbushur (e ngrehur) shih te MBUSHUR (i, e). E ka syrin pushkë (shigjetë) dikush sheh shumë mirë e larg; e ka vështrimin të mprehtë. Si e ke syrin e pushkës? shak. si të shkojnë punët?, si i ke punët?, a ke guxim të veprosh? E ka zërin pushkë e ka zërin shumë të fortë e kumbues. Ta lë pushkën në faqe a) a) nuk të mbaron punë, ta lë punën përgjysmë, pa përfunduar; b) të ikën pa e vrarë, të shpëton nga dora, nuk e vret dot se është i shpejtë, i shkathët etj. (zakonisht për gjahun). E luan gishtin e pushkës shih te LUAJ. U mbeti pushka në gozhdë vjet. shih te GOZHD/Ë,~A. I ndez pushka në ujë dikujt shih tek UJ/Ë,~I. E priti me pushkë në faqe dikë shih te FAQ/E,~ JA. Të puthsha grykën e pushkës! ur. të lumtë! (për dikë që ka bërë një veprim heroik me pushkë). Ia solli në grykë të pushkës dikë a diçka a) ia solli në pritë për ta vrarë më lehtë, ia solli në shteg; b) ia përgatiti të gjitha kushtet e nevojshme që ta kryejë lehtë një punë. Një shenjë (një nishan) pushke (dyfeku) larg aq sa arrin plumbi i pushkës, aq sa mund të vihet në shenjë me pushkë diçka. Të vaftë pushka mbarë! ur. dalç faqebardhë në luftë a në ndeshje!, ardhsh me fitore! E mban dorën (gishtin) në çark të pushkës shih te ÇARK,~U. Pushkë kundërtank usht. armë e posaçme që shërben për asgjësimin e tankeve e të mjeteve të tjera të blinduara.

Pushkë me strall, me tytë të gjatë e me qoshe, që

mbushej nga gryka.

PUSHOHEM Pës.

e PUSHOJ 6-7. U pushua nga puna. U pushua gjykimi i çështjes.

PUSHOJ jokal.

1. Lë punën për t'u çlodhur, çlodhem, prehem për ca kohë. Pushoj pas punës. Pushuan nja dy ditë. Pushuam tek ura. Pushoni pak! S`ka pushuar asnjë minutë. Punoi gjithë ditën pa pushuar fare.

2. Kaloj lejen e zakonshme ose pushimet diku. Po pushojnë në plazhin e Durrësit.

3. vet. veta III libr. Është varrosur diku, prehet. Këtu pushon...

4. vet. veta III. Ndalon rrjedhën, zhvillimin e vet etj.; nuk vepron më, nuk punon a nuk bëhet më; nuk është më; nuk dëgjohet më; ndërpritet, ndalet, ngel. Pushoi shiu (breshëri). Pushoi era (stuhia). Pushoi puna. Pushoi lëvizja (lëkundja). Pushoi zhurma. Pushoi motori. Pushoi telefoni. Pushuan trokitjet. Pushoi ora (sahati). I pushoi zemra. Pushuan grindjet. Pushoi lufta. Pushkët s'pushonin. Pushoi së bërtituri (së qari, së foluri). Pushoi së rrahuri zemra e tij vdiq.

5. Nuk flas më, nuk nxjerr më asnjë zë nga goja; hesht (për njerëzit). Pusho ti! Pushoni! Pusho, mos qaj! S'i pushoi goja.

6. kal. E largoj dikë nga një punë, nuk e lë më të kryejë një detyrë, e heq nga puna. E pushuan nga puna (nga detyra). I pushuan të gjithë. E pushuan në vend.

7. kal. Ndërpres një punë, një veprim a një veprimtari etj.; bëj që të ndërpritet rrjedha e diçkaje, zhvillimi i saj etj.; nuk e lë të rrjedhë a të dalë më; e bëj të heshtë a të mos ndihet më; e ndal. Nuk e pushonin këngën (punën). E pushoi vajin (të qarët). I pushoi britmat (ulërimat). I pushoi gjakun. Ia pushuan dhembjet. Pushoje foshnjën! Mundohej ta pushonte të bijën.

8. kal. bised. Çlodh. Ta pushon shtatin. * I pushon muhabetit dikush flet ngadalë dhe me mend, i mat fjalët kur flet a bisedon. Nisën vallet kur pushuan daullet shih te VALL/E,~JA.

PUSHT m. sh. përb. shar.

Ai që shkon shumë pas femrave; maskara. Pusht i ndyrë!

PUSHTË mb.

1. Që është me push, që ka push. Mbulesë e pushtë. Fletë (gjethe) të pushta.

2. Që është i butë e i imët si push; që duket si push. Mustaqe të pushta. Re të pushta. Bisht i pushtë. Myshk i pushtë.

PUSHTËRISHT ndajf.

Me sjelljet dhe mënyrat e pushtit, si pusht. U suall pushtërisht.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com