Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 23 fjalë: (0.86 sekonda)

PSE ndajf.

1. Për ç'shkak, për ç`arsye, përse (përdoret zakonisht në fjali pyetëse, të drejta a të zhdrejta, kur pyesim për shkakun e diçkaje, për qëllimin e një veprimi etj.). Pse të mos vijë? Pse e bëre kështu? Pse ke frikë? Ja pse të pyeta. Nuk e di pse ngurron.

2. përd. lidh. shih PËRSE

2. S`ke pse të mërzitesh.

3. përd. pj. Përdoret në fjali pyetëse për të shprehur qëndrimin e folësit (zakonisht kundërshtimin, mospëlqimin etj.) kundrejt veprimeve a fjalëve të dikujt, në fjali pyetëse retorike ose me ngjyrime habie etj. Pse, të lë ai?! Pse, ç`të duash ti do të bëjmë?! Pse, rri i qetë ai?! Pse, i mbushet mendja atij?! Pse, lë dy gurë bashkë ai?! Pse, vetëm ty do të të dëgjojmë!?

4. si em. ~, ~JA f. sh. ~, ~TË. Shkaku, arsyeja; përse. Nuk i dihet (nuk iu gjend) pseja. Kërkonte psenë. Nuk e kuptoi psenë. Ua tha psenë. Psenë e di vetëm ai. * edhe pse... lidh. përdoret për të lidhur fjali të varura lejore (p.sh. edhe pse e dinte, nuk e tregoi). S'ka pse shih S'ka përse te PËRSE.

PSEUDO- fjalëform. libr.

Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra, që u përgjigjet nga kuptimi fjalëve «i gënjeshtërt, i rremë»; p.sh. pseudoaleat, pseudoatdhetar, pseodomarksist, pseodoshkrimtar etj.

PSEUDOASNJANËS mb.

1. Që hiqet si asnjanës, që e mban veten për asnjanës, që mundohet të paraqitet si asnjanës. Vende pseudoasnjanëse.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

PSEUDOASNJANËSI f.

Asnjanësi e rreme, të hequrit si asnjanës. Pseudoasnjanësia e disa shteteve.

PSEUDOATDHETAR m. sh.

Ai që e mban veten si atdhetar, por që në të vërtetë është armik i vendit dhe i popullit të vet, ai që hiqet si atdhetar, atdhetar i rremë. «Pseudoatdhetarët e Ballit Kombëtar».

PSEUDODEMOKRACI f.

Demokraci vetëm me fjalë, demokraci e rreme. Pseudodemokracia borgjeze.

PSEUDOFILOZOF m. sh.

Ai që e mban veten si filozof, por që nuk është i tillë, ai që hiqet si filozof. Pseudofilozofët revizionistë.

PSEUDOMARKSIST m. sh.

Ai që e heq veten për marksist, por që nuk është i tillë, ai që e mbulon veprimtarinë e tij oportuniste e antikomuniste me fraza e parulla marksiste, marksist i rremë. Pseudomarksistët revizionistë. Teoritë e pseudomarksistëve.

PSEUDOMARKSIST mb.

Që e mbulon veprimtarinë e vet oportuniste e antikomuniste me fraza marksiste, që mundohet të paraqitet si marksist; që paraqitet sikur është marksist; që gjoja mbështetet në marksizëm. Organizatë (rrymë) pseudomarksiste. Krerë pseudomarksistë. Teori pseudomarksiste. Fraza pseudomarksiste.

PSEUDOMARKSIZËM m.

Teori oportuniste e revizioniste që gjoja mbështetet në marksizmin, por që në të vërtetë e mohon marksizmin, i heq atij thelbin revolucionar; marksizëm i rremë marksizëm jo i vërtetë. Duhet dalluar marksizmi i vërtetë nga pseudomarksizmi.

PSEUDONIM m. sh.

Emër i trilluar që e mban një shkrimtar, një gazetar, një udhëheqës partie që vepron në ilegalitet etj. për të fshehur emrin e tij të vërtetë, për të mos u zbuluar nga armiku etj. Pseudonim letrar. Pseudonimet e Luftës. Mbante pseudonimin... E botoi me pseudonim. Kishte disa pseudonime. E njihnin vetëm me pseudonimin. «Dokë Sula» është përdorur si pseudonim nga Aleksandër Xhuvani.

PSEUDOPATRIOT m. sh.

Pseudoatdhetar. Pseudopatriotët e Ballit Kombëtar.

PSEUDOPATRIOTIZËM m.

Patriotizëm vetëm me fjalë, patriotizëm i rremë.

PSEUDOREFORMË f. sh.

Reformë që nuk zgjidh asgjë, reformë që bëhet vetëm për të mashtruar, reformë e rreme. Pseudoreformat e borgjezisë.

PSEUDOREVOLUCIONAR m. sh.

Ai që e heq veten për revolucionar, por që nuk është i tillë, ai që është revolucionar vetëm me fjalë, revolucionar i rremë. Pseudorevolucionarët revizioniste.

PSEUDOREVOLUCIONAR mb.

Që vetëm duket si revolucionar, që gjoja është revolucionar; që nuk është me të vërtetë revolucionar. Thirrje (frazeologji) pseudorevolucionare. Organizatë pseudorevolucionare.

PSEUDOSHKENCË f.

Shkencë e rreme, teori që paraqitet si shkencë, por që në të vërtetë nuk ka asnjë bazë shkencore. Teologjia është pseudoshkencë.

PSEUDOSHKENCËTAR m. sh.

Ai që e heq veten për shkencëtar, por që nuk është i tillë.

PSEUDOSHKENCOR mb.

Që mbahet si shkencor, por që në të vërtetë nuk ka asgjë të përbashkët me shkencën; që nuk ka asnjë bazë shkencore, që nuk është me të vërtetë shkencor. Teori pseudoshkencore. Arsyetime pseudoshkencore.

PSEUDOSHKRIMTAR m. sh.

Ai që e heq veten si shkrimtar, por që nuk është shkrimtar i vërtetë; ai që shkruan a boton gjëra fare pa vlerë.

PSEUDOSOCIALIST m. sh.

Ai që e heq veten për socialist, por që nuk është i tillë, ai që e mbulon veprimtarinë e tij antipopullore e reaksionare me fraza e parulla socialiste, socialist i rremë. Pseudosocialistët borgjezë.

PSEUDOSOCIALIST mb.

Që e mbulon veprimtarinë e vet kundër socializmit e klasës punëtore me fraza e parulla socialiste, që e mban veten si socialist; që paraqitet sikur është socialist; që nuk është me të vërtetë socialist. Parti pseudosocialiste. Teori pseudosocialiste. Fraza pseudosocialiste.

PSEUDOSOCIALIZËM m.

Socializëm i rremë, socializëm jo i vërtetë. Pseudosocializmi i partive borgjezë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo