Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.65 sekonda)

PORSA- fjalëform.

Përdoret si pjesë e parë e fjalëve të formuara nga tema e mbiemrave prejpjesorë, me kuptimin «që sapo ka ndodhur a që sapo është bërë» (p.sh. i porsaardhur, i porsaçelur, i porsaçliruar, i porsakorrur, i porsakrijuar, i porsalindur, i porsambirë etj.).

PORSA ndajf. lidh.

Sapo. Porsa u festua me madhështi festa e Çlirimit. Dielli porsa kishte dalë që prapa malit. Ai porsa qe larguar. Porsa pushoi shiu. Porsa të mbarojnë shkollën, do të shkojnë për të punuar e jetuar përgjithnjë në fshat. Porsa të arrish, na njofto me telegram!

PORSAARDHUR mb.

1. Që sapo ka ardhur, që ka ardhur pak kohë më parë. Vullnetarët e porsaardhur.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Përshëndeti të porsaardhurit.

PORSAÇELUR mb.

1. Që sapo ka çelur, që ka çelur pak kohë më parë. Gonxhe (lule) të porsaçelura. Trëndafil i porsaçelur.

2. Që sapo është çelur (një rrugë etj.); që porsa është kthyer a është punuar për herë të parë (për tokën etj.), i porsahapur. Rrugë e porsaçelur. Gropë e porsaçelur. Tokë e porsaçelur.

3. Që sapo ka dalë nga veza (për zogun); që porsa ka marrë trajtën e tij të plotë. Zogjtë e porsaçelur.

4. Që sapo ka filluar veprimtarinë e vet, i porsa hapur. Shkollë e porsaçelur. Dyqanet e porsaçelura.

PORSAÇLIRUAR mb.

1. Që sapo ka shpëtuar nga robëria, që është çliruar pak kohë më parë. Atdheu i porsaçliruar. Qytet (vend i porsaçliruar). Krahinë e porsaçliruar. Popull i porsaçliruar.

2. Që sapo është çliruar nga varësia shoqërore e dikujt, që sapo ka shpëtuar nga shfrytëzimi e ka fituar të drejtat. Fshatarët e porsaçliruar.

PORSADALË mb.

1. Që sapo është shfaqur, që sapo ka mbirë etj.; që ka dalë pak kohë më parë. Dielli i porsadalë. Gruri i porsadalë.

2. Që sapo është bërë nuse, që sapo është martuar (zakonisht për vajzat kur martohen dhe shkojnë në shtëpinë e burrit). Ishte e porsadalë.

PORSAEMËRUAR mb.

Që sapo është emëruar në një punë, që është emëruar pak kohë më parë. Mësues i porsaemëruar.

PORSAFEJUAR mb.

1. Që sapo është fejuar, që ka pak kohë i fejuar. Vajzë e porsafejuar. Djalë i porsafejuar.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Uronin të porsafejuarit.

PORSAFILLUAR mb.

Që sapo është filluar, që ka pak kohë që është filluar. Bisedimet e porsafilluara.

PORSAFORMUAR mb.

1. Që sapo ka marrë formën e vet, që sapo është formuar; që sapo ka arritur zhvillimin e duhur. Trup i porsaformuar. Boçe të porsaformuara. Gjuhë letrare e porsaformuar.

2. Që sapo është themeluar, që porsa është krijuar a është organizuar. Parti e porsaformuar. Qeveri e porsaformuar. Shtet i porsaformuar. Kooperativë bujqësore e porsaformuar. Njësit (repart) ushtarak i porsaformuar.

PORSAHAPUR mb.

1. Që sapo është hapur, që është hapur para pak kohe. Arkë (kuti) e porsahapur. Shishe e porsahapur.

2. Që sapo është gërmuar a është hapur; që sapo është kthyer a është punuar për herë të parë (për tokën etj.). Varr i porsahapur. Rrugë e porsahapur. Tokë e porsahapur.

3. Që sapo ka filluar veprimtarinë. Shkollat e porsahapura. Dyqan i porsahapur.

4. Që sapo ka lulëzuar; i porsaçelur. Lule e porsahapur. Pemët e porsahapura.

PORSAKËPUTUR mb.

1. Që sapo është marrë a është vjelë nga pema, që ka pak kohë që është këputur. Domate (mollë, lule) të porsakëputura.

2. Që sapo është ndarë nga gjiri i nënës, që porsa është këputur (zakonisht për të voglin e kafshës). Qengj (derrkuc, kec) i porsakëputur.

PORSAKORRUR mb.

Që sapo është korrur, që është korrur pak kohë më parë. Grurë i porsakorrur. Bar i porsakorrur. Arë e porsakorrur. Livadh i porsakorrur.

PORSAKRIJUAR mb.

Që sapo është krijuar, që ka pak kohë që është krijuar. Repart i porsakrijuar. Estradë e porsakrijuar.

PORSALARË mb.

Që sapo është larë, që është larë pak kohë më parë. Çarçafë të porsalarë. Rroba të porsalara.

PORSALËRUAR mb.

Që sapo është lëruar, që ka pak kohë që është lëruar. Tokat (fushat) e porsalëruara.

PORSALINDUR mb.

1. Që sapo ka lindur, që ka lindur pak kohë më parë (për fëmijët, për qengjat etj.). Fëmijë i porsalindur. Viçat e porsalindur.

2. Që sapo është krijuar a është themeluar. Industri e porsalindur.

3. përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Dhoma e të porsalindurve. Shëndeti i të porsalindurit. Ushqimi për të porsalindurit. Kujdesi për të porsalindurin.

PORSALIRUAR mb.

1. Që sapo ka dalë nga burgu a është liruar, nga internimi, që sapo ka rifituar lirinë; që ka rifituar lirinë pak kohë më parë. Një njeri i porsaliruar.

2. Që ka pak kohë që është liruar nga shërbimi ushtarak, që sapo ka dalë në lirim. Ushtarët e porsaliruar.

3. Që është zbrazur para pak kohe; që sapo i është korrur e hequr prodhimi (për një arë etj.). Shtëpi (dhomë) e porsaliruar. Toka të porsaliruara.

4. si em.~,~ I (i) m. sh.~ IT (të). Ai që sapo është liruar nga burgu, nga internimi ose nga ushtria.

PORSAMARTUAR mb.

1. Që sapo është martuar, që është martuar pak kohë më parë. Çift i porsamartuar. Të rinj të porsamartuar.

2. përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Dhoma e të porsamartuarve. Uronin të porsamartuarit.

PORSAMBIRË mb.

Që sapo ka filluar të nxjerrë sythin, që ka pak kohë që ka mbirë. Bimët e porsambira. Bar i porsambirë. Grurë (misër) i porsambirë.

PORSAMBJELLË mb.

Që sapo është mbjellë, që ka pak kohë që është mbjellë. Fara e porsambjellë. Fidanët e porsambjellë. Pemët e porsambjella. Tokat (arat) e porsambjella.

PORSANDËRTUAR mb.

Që sapo është ndërtuar, që ka pak kohë që është ndërtuar. Shkollë e porsandërtuar. Fabrikë (uzinë, urë) e porsandërtuar.

PORSAPËRFUNDUAR mb.

Që sapo ka mbaruar, që ka pak kohë që ka përfunduar. Rrugë e porsapërfunduar.

PORSAPJELLË mb.

Që sapo është pjellë, që ka pak kohë që është pjellë. Qengj (kec, viç) i porsapjellë.

PORSAPUNUAR mb.

Që sapo është lëruar, që ka pak kohë që është punuar. Tokë (arë) e porsapunuar.

PORSARRUAR mb.

Që sapo është rruar, që është rruar pak kohë më parë. Me fytyrë (me mjekër) të porsarruar.

PORSAVJELË mb.

Që sapo është marrë nga pema, që sapo është këputur nga bima; i njomë e i freskët; që sapo i janë mbledhur kokrrat; që ka pak kohë që është vjelë. Pemët (mollët, dardhët) e porsavjela. Duhan (misër) i porsavjelë. Pambuk i porsavjelë.

PORSAZBULUAR mb.

1. Që sapo është zbuluar, që ka pak kohë që është zbuluar (diçka e fshehur a e mbuluar ose diçka e panjohur). Vendburim i porsazbuluar. Mineral i porsazbuluar. Varre (mure) të porsazbuluara. Shpellë e porsazbuluar. Dukuri e porsazbuluar.

2. Që sapo është diktuar a është nxjerrë në shesh (një e fshehtë ose një veprimtari armiqësore etj.). Komplot i porsazbuluar.

PORSAZËNË mb.

1. Që sapo është kapur, që ka pak kohë që është zënë (për një njeri a një kafshë). Peshqit e porsazënë.

2. Që sapo ka mbirë a ka zënë (për bimët). Kalemat e porsazënë.

3. Që sapo është zënë (për kosin etj.). Kos (djathë) i porsazënë.

PORSAZGJEDHUR mb.

1. Që sapo është zgjedhur për të kryer një detyrë shtetërore a shoqërore, që ka pak kohë që është zgjedhur. Delegatët e porsazgjedhur. Presidenti i porsazgjedhur. Organ (komitet) i porsazgjedhur.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. U takuan me të porsazgjedhurin.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo