Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (1.01 sekonda)

POR I m. sh. libr. kryes. sh.

1. Vrima shumë të imëta në lëkurën e njeriut ose të kafshëve; vrima shumë të vogla në diçka. Poret e lëkurës. Poret e guaskës së vezës. Trup me pore. Hapen (lirohen) poret.

2. fig. Vrimë, hapësirë shumë e vogël; pjesë përbërëse e diçkaje; qelizë. Poret e jetës. Poret e shoqërisë.

POR II m. sh.

Hallkë e hekurt që i vihet boshtit të rrotave të qerres.

POR III m. sh.

Sobë, stufë.

POR lidh.

shih PO 1-7. Erdhi, por pak vonë. Liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak. fj. u. E bënte punën, por me të shtyrë. Duket, por vetëm në njërën anë. Ata nuk e ulën, por përkundrazi e shtuan vrullin në punë. Do ta fillosh, por në kohën kur të jem edhe unë. Kjo fitore e madhe do të jetë mburrje jo vetëm për ju, por për të gjithë. Por do të vijë një ditë që.. . Por ta dinë mirë ata se ... Unë shkoj, por të vijë edhe ai me mua.

PORCEK m. sh. krahin.

1. Susak, kungull ujës. Mbushi porcekun.

2. Pjesa e prapme e kokës; rrashta e kokës. Porceku i kresë.

PORCELAN m.

1. Lëndë e bardhë, e shkëlqyeshme, që nuk e thith ujin dhe që përgatitet nga një lloj argjili; lëndë e tillë e mbrujtur me ujë, që përdoret për të bërë enë e sende të tjera; farfuri. Enë (pjata, vazo) porcelani. Artikuj (prodhime) porcelani. Uzina e porcelanit. Është prej porcelani.

2. kryes. sh. ~E, ~ET. Enë ose sende të tjera prej kësaj lënde. Prodhon porcelane.

PORDHAC mb. shar.

1. Që pjerdh shumë, pordhash.

2. fig. Që flet shumë, por që s'bën punë; që shet mend, që trimërohet kot e mburret me të madhe, por që në të vërtetë ka frikë; frikacak.

3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. PORDHAMAN mb. shar. Pordhac. PORDHASH mb. shar. Pordhac.

PORDHASHAKULL m. sh.

Shakullinë, dredhë.

PORDHË f. sh.

1. Gaz i barkut me erë të keqe, që i del njeriut a kafshës me zhurmë nga poshtë.

2. kryes. sh. fig. thjeshtligj. Fjalë të kota, pallavra, gjepura; punë boshe. Shet (grin) pordhë ai. Nuk i dëgjon njeri pordhët e tij. S`mbahet shtëpia me pordhë. fj. u. Nuk skuqen vezët me pordhë. fj. u. * Pesë pordhë, dhjetë grosh thjeshtligj. shumë shtrenjtë. Sillet si pordha nëpër brekë thjeshtligj. sillet vërdallë kot, pa bërë asnjë punë. Ia bëri mendjen pordhë dikujt thjeshtligj. e turbulloi, e hutoi fare, ia mori mendjen. E harroi pordha vërën thjeshtligj. i ka ulur veshët, s'mbahet më me të parën, sepse ka ndërruar gjendja.

PORDHËMADH mb. shar.

Që bën pordhë me zhurmë të madhe; pordhaman, pordhac (edhe fig.).

POREND m. sh. krahin.

Ferra a shkurre si gardh anës një are.

PORFIR m. sh. gjeol. min.

Shkëmb i fortë me prejardhje vullkanike, me pjesë të mëdha në ngjyra të ndryshme, që përdoret si material ndërtimi. Shtyllë (mur) porfiri. Sëpatë porfiri. arkeol.

PORNOGRAFI f.

Paraqitje e shëmtuar, me cinizëm e pa pikë turpi e marrëdhënieve seksuale në arte e në letërsi, që është karakteristike për moralin borgjez; tërësia e pikturave, e fotografive, e filmave, e shkrimeve etj. me përmbajtje të tillë.

PORNOGRAFIK mb.

Që i paraqit në mënyrë të shëmtuar, me cinizëm e pa pikë turpi marrëdhëniet seksuale; që ka fotografi, piktura, shkrime etj. me një përmbajtje të tillë; që ka të bëjë me pornografinë. Pikturë (fotografi) pornografike. Revistë pornografike. Film (roman) pornografik. Anekdota pornografike. Me përmbajtje pornografike.

POROSI f. sh.

1. Kërkesë që dikush i bën një tjetri për të blerë diçka, për t'i kryer një punë etj.; vetë sendi që blihet, puna që kryhet etj. sipas kësaj kërkese. Këpucë me porosi. Punime me porosi. Sipas porosive. Merr (pranon) porosi. Bëri një porosi porositi diçka. Qep me porosi.

2. Punë e veçantë që i ngarkohet dikujt nga një tjetër për ta kryer; detyrë. I dha një porosi. La disa porosi. I kreu porositë.

3. Këshillë që i jepet dikujt për diçka; udhëzime të vlefshme që i jepen dikujt, mësim. Porosi të çmuara (shumë të vlefshme). Me porosi të dikujt në emër të dikujt. Kryej (përmbush, vë në jetë) një porosi.

4. Diçka që i lihet një njeriu për t'u kujdesur, diçka që i besohet një tjetri; dëshirë e dikujt që ia lë si amanet një tjetri. Ia la porosi i ati. Ia mbajti porosinë.

POROSIT kal.

1. I bëj një kërkesë dikujt për të blerë a për të më dërguar diçka, për të më bërë një punë etj., bëj një porosi. Porositi drekën (darkën). Porositi një kafe. Porositi një palë këpucë.

2. I ngarkoj ose i besoj dikujt një detyrë a një punë të veçantë. E porositi vëllanë që...

3. I jap dikujt një këshillë për diçka, e këshilloj; i jap dikujt udhëzime të vlefshme, e mësoj dikë si të veprojë. E porositi të ketë kujdes rrugës. Ashtu e porositi babai.

4. I besoj dikujt një dëshirë; shpreh fjalët, dëshirat a këshillat e fundit para vdekjes. E porositi para se të vdiste..

POROSITEM Pës.

e POROSIT.

POROSITËS m. sh.

Ai që bën një kërkesë për të blerë a për t'i dërguar diçka, për të bërë një punë etj., ai që bën një porosi. Porositësi i mallit. Me kërkesën e porositësit. Shkon për llogari të porositësit.

POROSITJE f.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve POROSIT, POROSITEM. Porositja e këpucëve. Porositja e drekës.

POROSITUR mb.

1. Që është ngarkuar të bëjë një punë a të kryejë një detyrë; që ka marrë një porosi. Njeri i porositur. Është i porositur të veprojë kështu.

2. Që është kërkuar për t`u bërë, për t`u përgatitur a për t'u blerë; që nuk është i gatshëm. Këpucë të porositura. Mall i porositur.

3. Që dërgohet me postë duke bërë një pagesë të veçantë me qëllim që zyra e postës të mbajë përgjegjësi të plotë në rast se humbet; i siguruar. Letër e porositur. Dërgesë e porositur.

POROTË f. vjet.

Njëzet e katër dëshmitarë, të cilët dëshmonin me be për të nxjerrë të pafajshëm dikë që akuzohej për një krim, për një faj a për një shkelje të kanunit. * E bëri porotë e bëri me turp para të tjerëve, e turpëroi, ia mori fytyrën.

POROZ mb. libr.

1. Që është me pore, që ka pore. Lëndë (tulla, pllaka, tapë) poroze. Gur poroz. Xham poroz. Gomë poroze. Porcelan poroz porcelan që përdoret për të bërë veçorë elektrikë.

2. I shkrifët, që e lejon ujin të kalojë, i përshkueshëm nga uji. Tokë poroze. Shtresë (sipërfaqe) poroze.

PORRC m. anat. krahin.

Aliver. Porrci i kaut.

PORRE f. sh. krahin.

Gurmaz.

PORRIT kal. krahin.

1. Shuaj, fik. Porrit zjarrin.

2. fig. Bëj që të ulet, të qetësohet a të zbutet diçka; resht, shuaj. E porriti grindjen (sherrin, shamatën).

PORRITET vetv. krahin.

1. Shuhet, fiket. U porrit zjarri (drita).

2. fig. Zbutet, shuhet. U porritën grindjet.

3. Pës. e PORRIT.

PORROPI f. bised.

1. Mbrapshti, e keqe; prishje a shkatërrim; rrokullimë, greminë. U hyri (i zuri) porropia. Mori porropinë.

2. Arrati. I dha vajzës porropinë e martoi shumë larg.

PORSA- fjalëform.

Përdoret si pjesë e parë e fjalëve të formuara nga tema e mbiemrave prejpjesorë, me kuptimin «që sapo ka ndodhur a që sapo është bërë» (p.sh. i porsaardhur, i porsaçelur, i porsaçliruar, i porsakorrur, i porsakrijuar, i porsalindur, i porsambirë etj.).

PORSA ndajf. lidh.

Sapo. Porsa u festua me madhështi festa e Çlirimit. Dielli porsa kishte dalë që prapa malit. Ai porsa qe larguar. Porsa pushoi shiu. Porsa të mbarojnë shkollën, do të shkojnë për të punuar e jetuar përgjithnjë në fshat. Porsa të arrish, na njofto me telegram!

PORSAARDHUR mb.

1. Që sapo ka ardhur, që ka ardhur pak kohë më parë. Vullnetarët e porsaardhur.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Përshëndeti të porsaardhurit.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com