Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.82 sekonda)

AGIMOR mb. poet.

Që i përket agimit, i agimit; që ndodh në agim. Drita agimore.

AGIMPRURËS mb. poet.

Që sjell agimin. Drita agimprurëse.

AGIMTAR mb. poet.

Agimor.

AGULLOR mb. poet.

Agimor. Dritë agullore.

AJRI f. poet.

shih AJ/ËR,~RI 1,2. Ngrihet (çohet) në ajri. Fluturon nëpër ajri.

AMËSIM m. sh. poet.

Erë e këndshme.

ARBËR mb. hist. poet.

Që u përket shqiptarëve të mesjetës, i arbërve; shqiptar, arbëror. Fjalë arbëre. Toka arbëre.

ARBËROR m. sh. poet.

Shqiptar.

ARBËROR mb. poet.

Shqiptar. Toka arbërore. Trualli arbëror. Gjak arbëror. Besa arbërore. Shqiponja arbërore.

ARDHMËNI f. poet.

shih ARDHM/E,~JA (e)1,2,3. Ardhmëni e lumtur. Ëndrrat e ardhmënisë. End ardhmëninë. I këndon ardhmënisë.

ARGJENDOR mb. poet.

I argjendtë; në ngjyrë argjendi. Ngjyrë argjendore. Dritë (bardhësi) argjendore. Shkëlqim argjendor.

ARMËLARË mb. poet.

1. Që ka armë të lara në ar ose në argjend; që i shkëlqejnë armët. Trim armëlarë.

2. Që ka luftuar dhe ka fituar në beteja, që është mbuluar me lavdi në luftë. Ushtri armëlarë.

ARMËNGRIRË mb. poet.

Që i ka armët të lara në ar ose në argjend, që i shkëlqejnë armët.

ARMËPISHË mb. poet.

Që e mban armën gjithnjë të ngrehur, që është kurdoherë gati për luftë.

ARPUNUAR mb. poet.

Që është bërë prej ari, që është punuar me ar.

ATDHESI f. poet. vjet.

Atdhetari. Ndjenja (flaka) e atdhesisë.

ATME f. poet.

Atdhe. Ranë për atmen.

BALLARGJEND mb. poet.

1. Që ka fytyrë të pastër, të ndritshme e të bukur, që i shkëlqen balli si argjend, ballëndritur.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit).

BALLËÇELIK mb. poet.

I fortë si çeliku, që çan përpara pa u përkulur. Parti (ushtri) ballëçelike.

BALLËFLORI mb. poet.

Që e ka ballin të bukur, ballëndritur. Nuse ballëflori.

BALLËGËSHTENJË mb. poet.

Që e ka ballin të bukur, ballëndritur. Vajzë ballëgështenjë.

BALLËGREP mb. poet.

Që e ka vijën e ballit të lakuar, ballëhark. Moj syzezë, ballëgrepe!

BALLËHARK mb. poet.

Ballëgrep.

BALLËKRENAR ndajf. poet.

1. Me krenari, ballëlart. Rri ballëkrenar.

2. përd. mb. Që e mban ballin lart, krenar.

BALLËNDRITUR mb. poet.

1. Që ka fytyrë të hijshme, që shkëlqen nga bukuria; që i ndrit fytyra nga gëzimi. Vajza ballëndritura.

2. fig. Faqebardhë, ballëhapur.

BALLËPRARUAR mb. poet.

Që e ka ballin si të praruar, ballëndritur.

BALLËSTOLISUR mb. poet.

Që e ka ballin të zbukuruar e të stolisur me diçka.

BALLËVENETIK mb. poet.

Që e ka ballin të lartë e të bukur, ballëndritur.

BARDHËLLOR mb. poet.

I bardhë; që shndrit. Mjegull (shkumë) bardhëllore. Fytyrë bardhëllore.

BARDHËLLOSH mb. poet.

Bardhosh. Vashë bardhëlloshe.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com