Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 7 fjalë: (0.67 sekonda)

PËRSËRIT kal.

1. Them a shpreh edhe një herë atë që kam thënë ose që kam shprehur më parë, them përsëri. Përsëriti po ato fjalë. Përsërit të njëjtat gjëra. Përsërit e ripërsërit po ato kërkesa.

2. Them a shpreh atë që ka thënë a ka shprehur dikush tjetër. Përsëriti fjalët e tij.

3. Bëj edhe një herë një punë, një veprim etj. që kam bërë më parë, bëj përsëri të njëjtën gjë. Përsërit mësimin. Nuk e përsëriti më gabimin. Përsëriti klasën mbeti në klasë dhe i duhet të ndjekë mësimet edhe një herë në atë klasë.

4. vjet. Ripërtërij. Përsëriti fuqitë. Dielli (shiu) i përsëriti lulet. * Përsërit vetveten shih te VETVET/E,~JA.

PËRSËRITËS m. sh.

1. Ai që thotë a që bën edhe një herë ato që ka thënë ose që ka bërë më parë; ai që e thotë ose e bën diçka më shumë se një herë. Përsëritës i gjërave të ditura.

2. Nxënësi a studenti që përsërit klasën ose vitin shkollor; mbetës. S`kemi përsëritës në klasë.

3. drejt. Ai që e bën rishtas fajin e mëparshëm ose një faj tjetër, recidivist. Dënimi i një përsëritësi.

4. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Nxënës përsëritës.

PËRSËRITËSE f. sh.

Fem. e PËRSËRITËS,~I.

PËRSËRITET vetv.

1. Ndodh a shfaqet përsëri (një ngjarje, një dukuri etj.). Iu përsërit sëmundja. Ngjarje që përsëriten. Përsëriten traditat e lavdishme të Luftës Nacionalçlirimtare.

2. Pës. e PËRSËRIT. Nuk përsëritet më ai gabim.

PËRSËRITJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PËRSËRIT, PËRSËRITET. Përsëritja e lëndës. Përsëritja e një kërkese.

2. Diçka që përsëritet disa herë. Përsëritje të mërzitshme (të kota). Me shumë përsëritje.

3. Mësim që bëhet duke përsëritur lëndën ose një pjesë të saj, për të ngulitur më mirë njohuritë e fituara më parë. Përsëritje përfundimtare (vjetore). Orët e përsëritjes.

4. let. Figurë stilistike që krijohet duke përdorur disa herë me radhë të njëjtën fjalë ose frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë (p.sh. Krujë o qytet i bekuar / Prite, prite Skënderbenë.).

PËRSËRITSHËM mb.

Që mund të bëhet a mund të ndodhë përsëri, që mund të përsëritet herë pas here në kushte a në periudha kohe të caktuara. Lidhjet shkakore janë të përsëritshme.

PËRSËRITUR mb.

1. Që është bërë ose ka ndodhur edhe herë të tjera më parë; që bëhet më se një herë, që bëhet me këmbëngulje e në mënyrë të vazhdueshme. Kërkesa të përsëritura. Sulme të përsëritura.

2. vjet. I ripërtëritur, i përtërirë. Plak i përsëritur. Komb i përsëritur.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com