Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (0.74 sekonda)

PARADOKS m. sh. libr.

1. Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket se bie në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, por që mund të jetë e vërtetë. Flet me paradokse. Paradoksi: «kush ecën ngadalë, shkon larg».

2. Dukuri e çuditshme, që bie në kundërshtim me njohuritë shkencore ose me përvojën e zakonshme, por që ka arsyen e vet; diçka e papritur dhe e pabesueshme. Paradokset e natyrës.

PARADOKSAL mb. libr.

1. Që bie në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm a me përvojën e zakonshme, që ka natyrën e një paradoksi. Ide paradoksale. Arsyetim paradoksal.

2. I papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm. Ngjarje paradoksale. Rast paradoksal. Duket paradoksale.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo