Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (2.12 sekonda)

NDËSHKIM m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NDËSHKOJ, NDËSHKOHEM. Ndëshkimi i fajtorëve.

2. Masë dënimi që merret kundër dikujt për një faj, dënim. Ndëshkim i lehtë (i rëndë, i rreptë). Ndëshkime trupore (fizike). Ndëshkim disiplinor.

NDËSHKIMOR mb.

1. Që bëhet për të ndëshkuar. Masë ndëshkimore.

2. Që ka për qëllim të shtypë një lëvizje kryengritëse a çlirimtare. Operacion ndëshkimor. Ekspeditë ndëshkimore. Repart ndëshkimor repart ushtarak i veçantë në vendet kapitaliste e në kolonitë e tyre për të shtypur me dhunë çdo lëvizje kryengritëse.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com