Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.63 sekonda)

MUSHKËRI f. kryes. sh.

Secila nga dy pjesët e organit kryesor të frymëmarrjes, që gjendet në kraharorin e njerëzve e të kafshëve kurrizore dhe që përbëhet prej indesh të veçanta, në ngjyrë të zbardhëlleme e si sfungjer e shërben për pastrimin e gjakut e për pasurimin e tij me oksigjen; bised. mëlçia e bardhë. Mushkëri të forta (të shëndosha). Mushkëri qengji. Ana e djathtë (e majtë) e mushkërisë. I sëmurë nga mushkëritë. Mori frymë me tërë (me gjithë) mushkëritë mori frymë thellë, u mbush mirë me frymë. I ndejtë (iu ngultë) thika në mushkëri! mallk. * Bërtiti (thirri, foli, këndoi) me të gjithë (me tërë) mushkëritë bërtiti me zë shumë të lartë, me sa fuqi që kishte. Ia hëngri mushkëritë dikujt e mërziti dhe e mundoi shumë, e sfiliti, ia plasi shpirtin, ia mori shpirtin (thuhet sidomos për mundimet që u shkaktojnë fëmijët prindërve).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com