Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (0.57 sekonda)

MUNDSHËM mb.

1. Që mund të bëhet, të arrihet, të plotësohet a të zbatohet; që mund të ndodhë, që mund të jetë në disa kushte e rrethana të caktuara; që mund të lejohet a të pranohet. Me të gjitha mjetet (forcat) e mundshme. Marrëveshje e mundshme. Zgjidhje e mundshme. Sulm i mundshëm. Armiqtë e mundshëm. Është plotësisht e mundshme. Mori të gjitha pikët e mundshme. Bëri gjithçka të mundshme.

2. Që kërkon mund, i mundimshëm. Punë e mundshme. Udhëtim i mundshëm.

3. si em. ~ME, ~MJA (e) f. Diçka që mund të bëhet, e mundura. Bëri të mundshmen dhe të pamundshmen bëri përpjekje të jashtëzakonshme, bën gjithçka që mund të bëhej.

mundshëm. Shkaku i luftës (i fitores, i

humbjes). Shkaku i vdekjes (i sëmundjes). Ndajfolje shkaku. gjuh. Rrethanori i shkakut. gjuh. Kërkoj (gjej, zbuloj) shkaqet. U bë shkak që ...

2. Arsyeja pse ndodh një gjë, pse bëhet një punë etj., shtysa për një veprim; arsyeja që kemi a që nxjerrim për një punë, për një veprim etj. Për shkaqe shëndetësore. Për shkaqe të tjera (të forta). Shkaku i heshtjes. Shkaku i gëzimit (i shqetësimit). Shkaku i ndarjes (i largimit). Me shkak e pa shkak. Për këtë shkak... Nxjerr shkaqe të kota. Paraqit diçka si shkak. Ku e ka shkakun? Dha shkak që... I dha shkak dikujt.

3. filoz. Rrethanë, dukuri a faktor që vepron mbi një tjetër dhe e ndryshon atë a sjell një gjë a dukuri të re. Shkaku i parë. Shkaku dhe pasoja. Njoh (zbuloj) shkakun. * Nga shkaku ... (me një emër ose me një përemër pronor a dëftor në r. gjinore) për arsye ..., si pasojë..., për faj... Për shkak... (me një emër ose me një përemër pronor të vetës së tretë në r. gjinore) nga.. . , për arsye..., si pasojë ..., për faj... Nga shkaku që... (se ... ) ngaqë, sepse, duke qenë se. Për shkak se... sepse, ngaqë, duke qenë se ...

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com