Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 9 fjalë: (0.64 sekonda)

MIKROB m. sh. biol., mjek.

1. Organizëm shumë i vogël njëqelizor, që gjendet në ujë, në ajër, në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike ose shkakton sëmundje të ndryshme; bakter. Mikrob i dëmshëm (i dobishëm). Mikrobe vdekjeprurëse. Mikrobi i tifos (i tuberkulozit, i fruthit, i tërbimit). Zhvillimi (luftimi) i mikrobeve.

2. fig. Diçka e dëmshme dhe e keqe, diçka që të bren përbrenda e të shqetëson; krimb. Mikrobi i indiferentizmit (i pronës private, i interesit vetjak, i mendjemadhësisë). U futi mikrobin e grindjes. U ka hyrë mikrobi. Iu bë mikrob (duhani, një ves).

3. fig. Njeri parazit, i dëmshëm për shoqërinë; njeri që s'na ndahet, që na mërzit shumë e s'e durojmë dot. Mikrobet e shoqërisë. Na u bë mikrob.

MIKROBEMBYTËS mb.

Që mbyt mikrobet, që përdoret për të mbytur mikrobet; baktermbytës. Lëndë mikrobembytëse.

MIKROBIOLOG m. sh.

Specialist në degën e mikrobiologjisë.

MIKROBIOLOGJI f.

1. Degë e biologjisë, shkenca që studion mikroorganizmat ose qeniet e gjalla njëqelizore. Zhvillimi i mikrobiologjisë. Merret me mikrobiologji.

2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Teksti i mikrobiologjisë. Dha provim në mikrobiologji.

MIKROBIOLOGJIK mb.

Që ka të bëjë me mikrobiologjinë, që i përket mikrobiologjisë, i mikrobiologjisë. Studime mikrobiologjike. Laborator mikrobiologjik. Analizë mikrobiologjike.

MIKROBORGJEZ m. sh.

1. Pjesëtar i shtresës së mikroborgjezisë, borgjez i vogël. Familje mikroborgjezësh. Mendon si mikroborgjez.

2. keq. Ai që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëm të shoqërisë, që është dhënë pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet; ai që ka mbeturina të një përfaqësuesi të mikroborgjezisë ose ka fituar tipare të tilla. Ishte bërë një mikroborgjez.

MIKROBORGJEZ mb.

1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë, që i përket mikroborgjezisë, i mikroborgjezisë; që shpreh interesat e shtresës së mikroborgjezisë a që pasqyron ideologjinë e saj. Shtresë mikroborgjeze. Ideologji mikroborgjeze. Me prejardhje mikroborgjeze.

2. keq. Që është karakteristik për një mikroborgjez, prej mikroborgjezi. Koncept (qëndrim, kuptim) mikroborgjez. Egoizëm mikroborgjez. Sedër mikroborgjeze. Shfaqje mikroborgjeze. Frikë mikroborgjeze.

MIKROBORGJEZI f.

Shtresa shoqërore e pronarëve të vegjël, e cila zotëron mjete prodhimi dhe rron me të ardhurat që nxjerr nga prona e puna e vet, duke shfrytëzuar pjesërisht edhe punën me mëditje, borgjezia e vogël. Shtresat e mikroborgjezisë. Përfaqësuesit e mikroborgjezisë.

MIKROBOTË f. vet. nj. libr.

1. Bota e madhësive shumë të vogla, botë e atomeve, e elektroneve etj.; kund. makrobotë.

2. fig. Rrethi i interesave të vogla e të ngushta të një njeriu, bota e vogël e një njeriu. Mikrobota e një burokrati.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com