Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 11 fjalë: (0.83 sekonda)

MANI f. sh.

1. mjek. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë e përndjekjes (e vetëvrasjes).

2. Zakon i çuditshëm i një njeriu, që përsëritet shpesh dhe e bën atë nganjëherë qesharak; dëshirë e tepruar dhe e vazhdueshme për të bërë diçka, zakonisht të padobishme, ves, huq. Mania për të kundërshtuar (për të dhënë urdhra, për të ngacmuar të tjerët, për t`u dukur). Mania për të mbledhur gjëra të vjetra (për të bërë koleksione). E ka mani.

MANIAK mb.

1. mjek. Që vuan nga mania.

2. Që ka një zakon të çuditshëm ose një dëshirë të tepruar dhe të vazhdueshme për të bërë diçka, që ka një mani. Njeri maniak.

3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Punë maniakësh.

MANIFAKTURË f. sh.

1. Mënyrë kapitaliste e prodhimit në punishte a në fabrika të vogla (përpara zhvillimit të industrisë së madhe me makina), ku përdoren kryesisht veglat e dorës dhe ka një ndarje të punës ndër mëditësit; punishte me një mënyrë të tillë prodhimi.

2. përmb. vjet. Stofra a pëlhura të prodhuara nga fabrikat e tekstileve. Dyqan manifakture.

MANIFEST m. sh.

1. Deklaratë me shkrim, me karakter programor, me anën e së cilës një parti a një organizatë tjetër politike, një rrymë letrare a artistike, një shkollë filozofike, një grup dijetarësh etj. shpall parimet e qëllimet e veta themelore. Manifest letrar. Manifesti i Partisë Komuniste vepër programore e Marksit dhe e Engelsit, ku u shtjellua për herë të parë teoria e komunizmit shkencor dhe u shpallën qëllimet e luftës së proletariatit e të Partisë Komuniste. Botoi një manifest.

2. vjet. Deklaratë me shkrim që kryetari i shtetit, qeveria ose një organ i lartë shtetëror i bën popullit me rastin e një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme.

MANIFESTIM m. sh.

1. libr. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MANIFESTOJ. MANIFESTOHET.

2. Marshim i madh nëpër rrugë i masave të gjera punonjëse për të shprehur përkrahjen politike ose shoqërore për dikë a për diçka, protestën kundër dikujt a kundër diçkaje etj.; veprimtari masive artistike, fizkulturore etj. Manifestim i madh (i fuqishëm, madhështor). Manifestim politik. Manifestim fizkulturor (artistik). Manifestimi i Një Majit. Mori pjesë në manifestim.

3. libr. shih SHFAQJ/E,~A

2.

MANIFESTOHET vetv.

1. libr. shih SHFAQET

2.

2. Pës. e MANIFESTOJ

2.

MANIFESTOJ jokal.

1. Marr pjesë në një manifestim, bëj manifestim. Punonjësit të gëzuar manifestuan nëpër rrugët e qytetit.

2. kal., libr. shih SHFAQ

2.

MANIKYR m.

1. Kujdesi për thonjtë e duarve, pastrimi e lëmimi i thonjve dhe lyerja e tyre me një lëndë të posaçme. Sallon për manikyr. Bën manikyr.

2. Lëng i posaçëm, i trashë e i ndritshëm, me ngjyra të ndryshme ose pa ngjyrë, që përdoret për të lyer thonjtë. Manikyr i kuq (i bardhë). Lyej me manikyr. Heq manikyrin.

MANIPULIM m. sh. libr.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve MANIPULOJ, MANIPULOHEM. Manipulimi i duhanit. Manipulimi i plehrave organike.

2. fig. keq. Mënyrë e stërholluar e dredharake për të mashtruar dikë, duke e përpunuar vazhdimisht që të sillet e të veprojë në një mënyrë të caktuar. Përdor gjithfarë manipulimesh.

MANIPULOHEM libr. Pës.

e MANIPULOJ.

MANIPULOJ kal. libr.

1. Vë në rregull, ndreq me kujdes ose përpunoj diçka zakonisht me dorë sipas kërkesave të caktuara. Manipuloj duhanin (grurin, pambukun, barin, arën). E manipuloj me dorë (me makinë).

2. fig. keq. E vërtit dhe e sjell rrotull dikë siç dua vetë me gjithfarë mashtrimesh e dredhish, e përpunoj dikë për ta bërë të sillet e të veprojë siç dua unë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com