Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.65 sekonda)

MANDAT m. sh.

1. drejt. Fuqi e plotë që i jepet dikujt për të vepruar ose për të ushtruar një të drejtë gjatë një kohe të caktuar; dokumenti zyrtar që vërteton këtë të drejtë. Mandat parlamentar. Mandati i deputetit (i përfaqësuesit) fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t`i përfaqësuar në Kuvendin Popullor; dokumenti përkatës i deputetit. Komisioni i mandateve. Vërtetimi i mandatit. I hoqën mandatin. I zgjati mandatin.

2. hist. E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa shteteve anëtare të saj për të administruar disa territore që iu shkëputën fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.

MANDATARKËTIM m. sh. fin.

Dokument zyrtar që i dërgohet arkës për të arkëtuar një shumë të hollash. Lëshoi (preu) mandatarkëtimin. Çdo hyrje në arkë vërtetohet me mandatarkëtim.

MANDATË f. sh. bised.

Lajm për vdekjen e njërit prej njerëzve më të afërt a më të dashur, që ndodhet larg familjes; lajm i zi, lajm shumë i hidhur. Mandatë e zezë. I dhanë (mori) mandatën. I erdhi mandata. I ardhtë mandata! mallk. * I humbtë mandata! mallk. u zhduktë e u harroftë përgjithnjë!, mos qoftë!, mos iu duktë fytyra!

MANDATPAGESË f. sh. fin.

Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, urdhërpagesë. Mbushi (nënshkroi) mandatpagesën. Çdo dalje nga arka vërtetohet me mandatpagesë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com