Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.80 sekonda)

MAN m. sh. bot.

Pemë me kurorë të gjerë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara, që lidh kokrra të përbëra prej kokrrizash të lëngshme e të ëmbla, në ngjyrë të bardhë, të kuqe a të zezë; kokrrat e kësaj peme, të cilat hahen ose përdoren për të bërë raki, pekmez etj. Man i bardhë (i kuq, i zi, larush). Mana të ëmbla. Raki mani. Pekmez manash. Shkund manin. Krimbat e mëndafshit ushqehen me gjethe mani. Pritëm për mana e na dolën thana. fj. u. * E shkund manin në prill shih te SHKUND. Mana toke bot. luleshtrydhet, dredhëzat.

MANA pj. krahin.

Përdoret si fjalë e ndërmjetme, me kuptimin «me të vërtetë, të thuash të drejtën, për besë». Mana po (jo). Mana, të paktë i ka shokët. Mana, e di shumë mirë. Mana, s`është ashtu.

MANAFERRË f. kryes. sh. bot.

Shkurre plot gjemba, me degë të holla e të përkulura, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule ngjyrë trëndafili në të bardhë, e cila bën kokrra si të manit e në ngjyrë të zezë kur piqen; kokrrat e kësaj shkurreje, që kanë shije të ëmbël a majhoshe dhe hahen ose bëhen reçel etj.; ferrëmanzë. Reçel (shurup, lëng) manaferrash. Mbledh manaferra.

MANAK m. sh. etnogr.

Verore. Manakë me ngjyra.

MANAR m. sh.

1. Qengj i butë, që është mësuar të ndjekë pas bariun a të zotin. Kulloste manarët. E bëri manar. I vete pas si manar.

2. fig. edhe përk. Fëmijë i urtë e i përkëdhelur, që nuk u ndahet prindërve. Manari i babit!

MANARE f. sh.

Fem. e MANAR,~I. Luante me manaren. Është e urtë si manare. I vete pas si manare.

MANASTIR m. sh.

Institucion fetar, me prona e ndërtesa banimi rreth një kishe e zakonisht larg qytetit, ku jetojnë, sipas disa rregullash të caktuara, murgj a murgesha; kuvend (në vendet ku vepron kisha; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Pasuria (të ardhurat, tokat) e manastirit. U mbyll në manastir. Sa më afër fshatit të jetë manastiri, aq më të varfër janë fshatarët. fj.u. * Manastir pa hair vjet. shih te HAIR~I.

MANDALL m. sh.

Copë dërrase që vihet në krye të derës ose anës saj për ta mbyllur nga brenda; copë e tillë prej dërrase a prej metali që shërben për të mbajtur të mbyllur kapakët e musëndrës, të dollapit etj. I vuri mandallin derës. * Derë pa mandall shtëpi a vend tjetër ku mund të hyjë kush të dojë.

MANDAPOSTË f. sh.

Dokument zyrtar që vërteton se një zyrë postare ka marrë një shumë të hollash, të cilat i dërgohen me postë dikujt tjetër në një drejtim të caktuar; dërgim të hollash me anë të zyrave postare, shërbimi postar që kryhet për këtë qëllim. Zyra e mandapostave. I dërgoi me mandapostë.

MANDARINË f. sh. bot.

Agrume si portokalli, e cila bën kokrra të vogla, me lëkurë të hollë, që i qërohet lehtë, të ëmbla dhe me erë të mirë; kokrrat e kësaj agrumeje. Mandarina pa bërthama. Lëng (shurup) mandarine.

MANDAT m. sh.

1. drejt. Fuqi e plotë që i jepet dikujt për të vepruar ose për të ushtruar një të drejtë gjatë një kohe të caktuar; dokumenti zyrtar që vërteton këtë të drejtë. Mandat parlamentar. Mandati i deputetit (i përfaqësuesit) fuqia e plotë që zgjedhësit i japin deputetit për t`i përfaqësuar në Kuvendin Popullor; dokumenti përkatës i deputetit. Komisioni i mandateve. Vërtetimi i mandatit. I hoqën mandatin. I zgjati mandatin.

2. hist. E drejtë që u jepte Lidhja e Kombeve disa shteteve anëtare të saj për të administruar disa territore që iu shkëputën fuqive të mundura në Luftën I Botërore. Territore nën mandat. Sistemi i mandateve formë e kamufluar e shtypjes koloniale.

MANDATARKËTIM m. sh. fin.

Dokument zyrtar që i dërgohet arkës për të arkëtuar një shumë të hollash. Lëshoi (preu) mandatarkëtimin. Çdo hyrje në arkë vërtetohet me mandatarkëtim.

MANDATË f. sh. bised.

Lajm për vdekjen e njërit prej njerëzve më të afërt a më të dashur, që ndodhet larg familjes; lajm i zi, lajm shumë i hidhur. Mandatë e zezë. I dhanë (mori) mandatën. I erdhi mandata. I ardhtë mandata! mallk. * I humbtë mandata! mallk. u zhduktë e u harroftë përgjithnjë!, mos qoftë!, mos iu duktë fytyra!

MANDATPAGESË f. sh. fin.

Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, urdhërpagesë. Mbushi (nënshkroi) mandatpagesën. Çdo dalje nga arka vërtetohet me mandatpagesë.

MANDEJ ndajf.

Pastaj. Mandej e shohim këtë punë.

MANDËR f. sh.

1. Kope bagëtish.

2. Vathë bagëtish; stan bagëtish. U ngjitën te mandra në mal.

MANDOLINË f. sh. muz.

Vegël muzikore e ngjashme me tamburanë, me katër palë tela, së cilës i bihet me një fletëz të fortë. I bie mandolinës. E shoqëroi me mandolinë. Dëgjoheshin mandolinat.

MANDOLINIST m. sh.

Ai që di t'i bjerë mandolinës, muzikant që i bie mandolinës. Grupi i mandolinistëve.

MANEKIN m. sh.

1. Figurë prej druri, prej plastike etj. në madhësinë e trupit të njeriut, e cila përdoret për të provuar a për të paraqitur rroba të gatshme ose u shërben piktorëve e skulptorëve si model. Manekin burri (gruaje). Manekin pa kokë. Vitrinë (muze) me manekinë. Rri si manekin rri si i ngrirë.

2. Ai që u paraqet blerësve modele të ndryshme rrobash, duke i veshur vetë në trup.

3. mospërf. Njeri pa karakter, që bëhet lodër në duart e dikujt tjetër.

MANEKINE f. sh.

Fem. e MANEKIN,~I

2. Punonte si manekine. Parakalonin manekinet.

MANGALL m. sh.

Enë prej metali, si legen me këmbëza, ku ndizet qymyr druri ose mbahet prush për t'u ngrohur. Ndez mangallin. Rrinin rreth mangallit.

MANGAN m. kim.

Metal shumë i fortë me ngjyrë të bardhë në të hirtë, që gjendet në natyrë në trajtë oksidi, shkrin në temperaturë të lartë dhe përdoret kryesisht për prodhimin e çelikut e të gizës (simboli Mn). Mangan i shkrirë. Lidhje mangani.

MANGËT mb.

1. Që ka më pak se sa duhet, që nuk është i plotë, që ka mungesa (në sasi, në peshë, në vëllim etj.). Sasi (shumë) e mangët. Peshë e mangët. Ushqime të mangëta.

2. Që nuk është i kënaqshëm, që nuk është ashtu si duhet e sa duhet, i pamjaftueshëm; që ka të meta. Shpjegim (përkufizim) i mangët. Ndihmë e mangët. Përgjigje e mangët. Njihet në mënyrë të mangët.

3. bised. Që është me të meta fizike ose mendore. Njeri i mangët. I mangët nga trutë.

MANGËT ndajf.

1. Më pak sesa duhet, me mungesë (në sasi, në peshë, në vëllim etj.); në mënyrë jo të plotë, jo tamam. E la mangët punën nuk e mbaroi krejt. Peshonte mangët. Ia dha mangët mallin. Dolën mangët njëqind lekë dolën njëqind lekë më pak nga ç'duhej të ishin.

2. Në mënyrë jo të kënaqshme, në mënyrë të pamjaftueshme, jo ashtu si duhet e sa duhet; me të meta. E shpjegoi (u përgjigj) mangët. * Jam mangët për diçka kam nevojë për diçka; më mungon diçka. Ka një dërrasë (ca dërrasa, një hatull) mangët mospërf. shin te DËRRAS/Ë,~A. Ka një vidhë (burgji) mangët mospërf. shih te VIDH/Ë, ~A. S'i lë gjë mangët (metë) dikujt a diçkaje nuk qëndron aspak më poshtë se dikush a diçka tjetër, s'i mungon asgjë në krahasim me të; i ngjan shumë. Nuk ta lë mangët (metë) për nesër shih te LË.

MANI f. sh.

1. mjek. Gjendje psikike e sëmurë e një njeriu, të cilit i ngulet mendja te diçka pa ndonjë arsye. Kishte maninë e përndjekjes (e vetëvrasjes).

2. Zakon i çuditshëm i një njeriu, që përsëritet shpesh dhe e bën atë nganjëherë qesharak; dëshirë e tepruar dhe e vazhdueshme për të bërë diçka, zakonisht të padobishme, ves, huq. Mania për të kundërshtuar (për të dhënë urdhra, për të ngacmuar të tjerët, për t`u dukur). Mania për të mbledhur gjëra të vjetra (për të bërë koleksione). E ka mani.

MANIAK mb.

1. mjek. Që vuan nga mania.

2. Që ka një zakon të çuditshëm ose një dëshirë të tepruar dhe të vazhdueshme për të bërë diçka, që ka një mani. Njeri maniak.

3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit. Punë maniakësh.

MANIFAKTURË f. sh.

1. Mënyrë kapitaliste e prodhimit në punishte a në fabrika të vogla (përpara zhvillimit të industrisë së madhe me makina), ku përdoren kryesisht veglat e dorës dhe ka një ndarje të punës ndër mëditësit; punishte me një mënyrë të tillë prodhimi.

2. përmb. vjet. Stofra a pëlhura të prodhuara nga fabrikat e tekstileve. Dyqan manifakture.

MANIFEST m. sh.

1. Deklaratë me shkrim, me karakter programor, me anën e së cilës një parti a një organizatë tjetër politike, një rrymë letrare a artistike, një shkollë filozofike, një grup dijetarësh etj. shpall parimet e qëllimet e veta themelore. Manifest letrar. Manifesti i Partisë Komuniste vepër programore e Marksit dhe e Engelsit, ku u shtjellua për herë të parë teoria e komunizmit shkencor dhe u shpallën qëllimet e luftës së proletariatit e të Partisë Komuniste. Botoi një manifest.

2. vjet. Deklaratë me shkrim që kryetari i shtetit, qeveria ose një organ i lartë shtetëror i bën popullit me rastin e një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme.

MANIFESTIM m. sh.

1. libr. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MANIFESTOJ. MANIFESTOHET.

2. Marshim i madh nëpër rrugë i masave të gjera punonjëse për të shprehur përkrahjen politike ose shoqërore për dikë a për diçka, protestën kundër dikujt a kundër diçkaje etj.; veprimtari masive artistike, fizkulturore etj. Manifestim i madh (i fuqishëm, madhështor). Manifestim politik. Manifestim fizkulturor (artistik). Manifestimi i Një Majit. Mori pjesë në manifestim.

3. libr. shih SHFAQJ/E,~A

2.

MANIFESTOHET vetv.

1. libr. shih SHFAQET

2.

2. Pës. e MANIFESTOJ

2.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com