Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.87 sekonda)

KATASTROFË f. sh.

1. Fatkeqësi e madhe që vjen papritur dhe shkakton pasoja të rënda a shumë viktima; shkatërrim i madh e tërësor. Katastrofë ajrore.

2. Tronditje e madhe a krizë që sjell shkatërrim në jetën familjare ose shoqërore; dështim i madh e i bujshëm, falimentim i plotë e i rëndë. Katastrofë politike (ekonomike). Katastrofë familjare. Pasojat e katastrofës. Në pragun e katastrofës. Gjendet (është) para katastrofës. E shpuri (e çoi) në katastrofë.

3. let. Ngjarje vendimtare, që vjen në mënyrë të papritur në fund të pjesës dhe zgjidh dramën me pasoja tragjike për heroin (në tragjedinë greke).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com