Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.60 sekonda)

KARIKATURË f. sh.

1. art. Lloj i artit figurativ që kritikon e demaskon anët negative në sjelljet e në veprimet e dikujt nëpërmjet paraqitjes së zmadhuar e qesharake të tipareve e të të metave; vizatim që zmadhon tiparet e të metat e dikujt dhe i paraqet ato në mënyrë qesharake. Karikaturë miqësore. Ekspozita e karikaturës. Bëj një karikaturë.

2. Dikush a diçka që ka një paraqitje qesharake a të vajtueshme në krahasim me atë që duhet të ketë ose me dikë a diçka tjetër. U bë karikaturë. Është një karikaturë. Arti abstraksionist është karikaturë e artit të vërtetë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com