Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 7 fjalë: (0.83 sekonda)

HEQËS I m. sh. anat.

1. Eshtër e hollë, e gjatë dhe e lakuar, që bashkon kockën e gjoksit me supin; kocka e gjoksit të shpendëve, shpori. Heqësi i pulës. Ka thyer heqësin.

2. Kunji që bashkon shtizën e parmendës me zgjedhën; shtiza e qerres. Heqësi i parmendës. Heqësi i qerres.

3. bised. Ai që qëllon mirë me pushkë, qitës i mirë. Heqës i zoti.

4. bised. Kandar me bisht. E peshoj me heqës. E vë në heqës i vajti thika në heqës arriti në një gjendje shumë të vështirë sa s'durohet më; i vajti thika në kockë.

HEQËS II m. sh.

1. Thikë e përkulur e me dy doreza, që përdoret për të gdhendur bishta sëpatash, kazmash etj., duke e hequr nga vetja. E gdhend me heqës.

2. usht. Kunj i vogël metalik, që e mban të larguar gjilpërën e shkrepjes nga kapsolla; këmbëza e pushkës që e tërheqim me gisht. Heqësi i pushkës. Heqësi i granatës. Heqësi i shkrepjes. Unaza e heqësit.

3. Rrjetë që përdoret për të zënë peshq duke e tërhequr në ujë. Hedh heqësin. Gjuaj me heqës.

4. krahin. shih HEQËS/E,~JA

5.

5. Ai që merret me heqjen e diçkaje në një punë (punëtori që heq tullat nga furra, ai që heq të brendshmet e bagëtive të therura etj.). Heqësi i tullave.

6. fin., vjet. Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i të hollave; Heqësi i parave.

HEQËS III m. sh.

1. Ai që u tregon udhën të tjerëve, udhërrëfyesi; vjet. ai që ndihmonte një kusar për të vjedhur ose një gjakës për të vrarë dikë, duke i dhënë njoftimet e duhura; kallauz. Heqësi i fshatit.

2. Ai që është në krye të vargut të valltarëve, ai që heq vallen. Heqësi i valles.

3. Dashi a cjapi që prin kopenë, përçor. Heqësi i kupesë (i tufës).

HEQËS IV m. sh.

Heqkeqës. Heqësi e di të keqen. fj. u.

HEQËS V m.

Është në heqës dikush është duke dhënë shpirt, është në grahmat e fundit, po heq shpirt.

HEQËSE f. sh.

1. Fem. e HEQËS,~I I 4; II 2, 4, 5, III 1, 2; IV. Heqësja e tullave. Heqësja e valles.

2. Sheshje, heqël.

3. Vrimë në tavan pranë oxhakut nga del jashtë, tymi i zjarrit.

4. krahin. Sirtari i tryezës, syze. Heqësja e tryezës. Heqëse me kyç. Vë (fut) në heqëse. Nxjerr nga heqësja.

5. shih CAPIN/Ë,~A II.

6. bot. Këputje.

HEQËSI f

1. vjet. Ndihma që i jepte dikush një kusari për të vjedhur ose një gjakësi për të vrarë dikë, puna që bënte heqësi. E vrau (e grabiti) me heqësi.

2. fig. Dredhi. Veproi me heqës. Bëri heqësi veproi me dredhi.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com