Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.52 sekonda)

HAJDE pasth. bised.

1. përd. kallëzues. Eja. Hajde ditën! Hajde në mbrëmje! Hajde vetëm. Hajdeni me ne! Hajdeni pas meje!

2. Përdoret kur thërresim, kur ftojmë, kur nxitim dikë për të nisur një punë, për të bërë diçka etj; eja. Hajdeni, more shokë! Hajde të shkojmë. Hajde të bisedojmë! Hajdeni të këndojmë (të vallëzojmë, të shëtitim)! Hajde, gështenja të pjekura! Hajde, mos ki gajle! Hajde, se nuk të lëmë vetëm!

3. Përdoret kur shprehim miratim, admirim, habi, urim, pakënaqësi, mospërfillje ose ndonjë ndjenjë tjetër. Hajde, t`ju rrojë! Hajde ç`vete! Hajde ç`djalë që është! Hajde ç`trim ka qenë! Hajde djalë, hajde! Hajde bandill, hajde! Hajde mendje, hajde! Hajde, hajde, ç'paska këtej!

4. Përdoret kur flasim për diçka që nuk mund të kundërshtohet, që duhet bërë patjetër ose kur flasim për diçka që është shumë e vështirë të bëhet për shkak të një kundërshtimi, të pasojave të këqija etj. Hajde ta urdhërosh atë! Hajde t`i lëshosh ato! Hajde mos e pastro! Hajde mos e qep po deshe! Hajde bëje, po të duash! Hajde merre, po të ta mbajë! * Hajde de thjeshtligj. shih te DE. Hajde baba të të tregoj arat (vreshtin)! iron. shih te BABA,~I.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com