Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (0.55 sekonda)

HAIR m. bised.

Mbarësi që sigurohet me punë, lumturi; mirësi e dikujt, dobi. Njeri (djalë) i hairit. Sahati i hairit. I pa hairin dikujt a diçkaje përfitoi, pati dobi prej tij a prej saj. S’bën hair nuk sjell dobi, nuk sjell ndonjë të mirë. S`ia kam parë hairin. Bëfsh hair! ur. të vajttë mbarë. Mos bëftë hair! mallk. Hair qoftë! (hair të bëhet!) për të mirë qoftë!; ashtu u bëftë! U bëftë i hairit! ur. u bëftë i mbarë! (për fëmijët). I pafsh hairin! iron. Mos e bëftë pikën e hairit! mallk. Të qoftë për hair! ur. * Manastir pa hair vjet. njeri shumë dorështrënguar, njeri që s'të jep as një pikë ujë; shtëpi jo mikpritëse. I mbiu sherri midis hairit shih te SHERR,~I.

HAIRTË mb. bised.

Që sjell mbarësi e lumturi; që sjell të mira a dobi, i hairit. Djalë i hairtë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com