Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 8 fjalë: (0.67 sekonda)

HABIT kal.

1. I ngjall habi dikujt, i bëj përshtypje me diçka të papritur a të pabesueshme, çudit. Habiti botën. I habiti të gjithë.

2. E lë pa mend dikë, e lë me gojë hapët me diçka të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, e mahnit; e hutoj dikë. E habiti shumë. Na habiti loja e shkëlqyer.

HABITEM vetv.

1. Më bën përshtypje të madhe diçka e papritur, e pabesueshme ose e pakuptueshme; më vjen habi, nuk e besoj diçka, çuditem. Habitem me të. U habita kur e pashë. Është për t`u habitur.

2. Mbetem pa mend përpara dikujt a diçkaje, mbetem me gojë hapët para diçkaje të jashtëzakonshme ose shumë të mirë, habitem; hutohem, jepem i tëri pas diçkaje sa harroj se ku jam e ç'po bëj. U habitën pa masë. Habitem pas punës. U habitën pas lojës. U habit pas ngjyrave (pas luleve). Mos u habit.

HABITJE f.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve HABIT, HABITEM. E humbi nga habitja.

HABITORE f. gjuh.

Mënyra habitore. Përdorimi i habitores.

HABITORE mb. gjuh.

Që shpreh diçka, të cilën e japim si të papritur, si të çuditshme a si gjë që na habit. Fjali habitore. * Mënyra habitore një nga mënyrat e foljes në gjuhën shqipe, e cila shpreh një veprim a një gjendje që kryhet ose ngjet papritur dhe ngjall habi te folësi.

HABITSHËM mb.

1. Që ngjall habi, që ka diçka të papritur ose të pabesueshme, i çuditshëm. Gjë e habitshme. Ngjarje e habitshme. Rast i habitshëm. Pamje e habitshme. Punë e habitshme.

2. Që ka tipare të veçanta, të cilat shmangen pak nga rregulli i zakonshëm e normal; që sillet e vepron ndryshe nga të tjerët; që është jo fare normal. Njeri i habitshëm. Sjellje e habitshme.

3. I jashtëzakonshëm, që të mahnit, i mahnitshëm. Shpejtësi e habitshme. Përparime të habitshme.

4. bised. Që hutohet shpejt, që e humb mendjen; që s'e mban mendjen aty. Njeri i habitshëm.

HABITSHËM ndajf.

Me habi, duke qenë i hutuar. Rrinte (ishte, shikonte) habitshëm. Pyeti habitshëm.

HABITUR mb.

1. Që është habitur nga diçka, i çuditur; i hutuar. Njeri i habitur. Pyeti (mbeti) i habitur.

2. Që shpreh habi ose hutim. Vështrim i habitur. Qëndrim i habitur.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

000webhost logo