Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.60 sekonda)

HABER m. sh. bised.

Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj. * S'ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S'merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.

HABERMADH mb. bised. keq.

Që mëson lajme të ndryshme andej e këtej dhe i përhap ato, që i çon fjalët lart e poshtë.

HABERTAR mb.

1. vjet. Që sillte një lajm, lajmëtar. Njeri habertar.

2. bised. Që lajmëron diçka, që jep shenjën për diçka. Pushka habertare.

3. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Lajmëtar.

HABERZI mb. bised.

1. Që sapo ka vdekur, që i ka dalë lajmi i zi i vdekjes.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ajo haberzeza. La pesë fëmijë haberziu.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com