Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (6.60 sekonda)

GJURMË f. sh.

1. Shenjë që lë shputa e këmbës së njeriut ose putra e kafshëve mbi tokë ose mbi një sipërfaqe. Gjurmë të reja (të vjetra). Gjurmë në dëborë. Gjurma e këmbës. Gjurmë kali (lepuri, ujku, ariu). Lë (mbeten) gjurmë. Prish gjurmët. Ndjek gjurmët. Eci (shkoj) pas gjurmëve. Bie në gjurmët e një kafshe. Humbas (ngatërroj) gjurmët.

2. Vijë e thelluar, që lë mbi sipërfaqen e diçkaje një send i cili lëviz a rrëshqet. Gjurmët e rrotave (e qerres). Gjurmët e skive. Gjurmët e lotëve. Gjurma e kërmillit. Lë gjurmë nga pas.

3. Shenjë, njollë etj., që ngel mbi sipërfaqen e diçkaje nga prekja e një lënde ose nga shtypja e një sendi; diçka që ka mbetur në sipërfaqe prej një lënde. Gjurmët e gishtave. Gjurmët e goditjeve. Gjurmët e lagështirës. Gjurmë gjaku.

4. zakon. sh. Shenja të veçanta karakteristike, të cilat dëshmojnë se diçka që kërkohet ndodhet aty; sasi e vogël e një lënde që gjendet në diçka tjetër. Gjurmët e mineralit. Gjurmët e ujit. Gjurmët e helmit.

5. zakon. sh. Pasojat e një veprimi, e një dukurie, e një pune etj. Gjurmët e tërmetit (e zjarrit, e luftës). Gjurmët e sëmundjes. Gjurmët e lodhjes. Ai ka lënë gjurmë në këtë fushë.

6. zakon. sh. Gërmadhat, rrënojat a dëshmi të tjera që kanë mbetur nga diçka që ka qenë në të kaluarën. Gjurmët e qytetit. Gjurmët e lashtësisë. Gjurmët e qytetërimit

7. zakon. sh. fig. Përshtypje, mbresa. Gjurmë të thella në ndërgjegje. Gjurmë në kujtesë. Lë gjurmë.

8. zakon. sh. fig. Rruga ose shembulli që duhet ndjekur. Në gjurmët e partizanëve. Në gjurmët e rilindësve. Ndjek gjurmët e tyre. Shkon në gjurmët e tij. Shkel në gjurmët e dikujt ndjek shembullin e dikujt,veproj sipas shembullit të tij, eci në rrugën që ka çelur dikush.

9. Shputa e çorapit; pjesa e çorapit pa qafën.

10. krahin. kryes. sh. Gjurmashka. Një palë gjurmë.

11. vjet. Masë gjatësie sa shputa e këmbës, këmbë. E hedh tetëdhjetë gjurmë. Është dhjetë gjurmë. * Gjurmë për gjurmë pa iu ndarë, këmba-këmbës, hap pas hapi. Bie në gjurmë të dikujt a të diçkaje mësoj se ku ndodhet, e diktoj, i bie në erë. I humbi (i mbuloi, i fshehu) gjurmët i fshehu, i mbuloi të gjitha shenjat, që mund të zbulonin një veprim jo të mirë që ka kryer. Ia humbi gjurmët diçkaje e fshehu a e zhduku diçka që të mos e gjejnë a zbulojnë. Humbas gjurmën nuk jam në gjendje ta ndjek më tej diçka, humbas fillin. I marr gjurmën dikujt a diçkaje mësoj se ku ndodhet, diktoj. E marr në gjurmë dikë e ndjek sipas gjurmëve, e gjurmoj; e ndjek pas. E ndjek (e marr) gjurmën mbrapsht e nis keq një punë a diçka tjetër. U zhduk (humbi) pa lënë gjurmë a) nuk dihet fare se ku gjendet, nuk dihet se ç'është bërë; b) u zhduk pa nam e nishan. Mbledh këmbët për të fshehur gjurmët shih te KËMB/Ë,~A. Unë them «ja ujku!», ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) fj. u. shih tek UJK,~U.

GJURMË MUSHKE bot.

Gjurmëmushkë.

GJURMËLËNËS mb. usht.

1. Që lë gjurmë të ndritshme gjatë vijës së fluturimit. Fishek (plumb) gjurmëlënës. Predhë gjurmëlënëse.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

GJURMËMUSHKË f. sh. bot.

Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të rrëgjuar e me gjethe që i ngjajnë gjurmës së mushkës, që rritet në vende me lagështirë dhe përdoret si bimë mjekësore.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com