Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 3 fjalë: (0.55 sekonda)

GJITHËSI f. libr.

1. Tërësia e gjithë trupave qiellorë dhe e trajtave të tjera të materies, që lëviz në hapësirë e në kohë dhe që përbën një sistem të ndërtuar sipas ligjeve objektive. Ligjet (të fshehtat) e gjithësisë. Ndërtimi i gjithësisë. Studimi i gjithësisë. Nënshtrimi i gjithësisë.

2. vjet. Tërësia. Gjithësia e votave.

GJITHËSISHËM mb. libr.

Që ka të bëjë me gjithësinë, që i përket gjithësisë, i gjithësisë; që përfshin gjithçka pa përjashtim, i përgjithshëm. Tërheqje e gjithësishme. Përmbytje e gjithësishme.

GJITHËSISHT ndajf. vjet.

Përgjithësisht; krejt, tërësisht. U prish gjithësisht.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com