Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 25 fjalë: (0.69 sekonda)

GJETHE DELLI bot.

Bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në mjekësinë popullore; dejëz.

GJETHE f. sh.

1. Pjesë e rëndësishme e bimëve si fletë e hollë, zakonisht e gjelbër, me trajta të ndryshme, që del në degë, në kërcell ose drejt nga rrënja dhe që shërben për përftimin e lëndëve ushqyese nën veprimin e dritës, si edhe për shkëmbimin e gazeve; kjo pjesë e bimëve që përdoret për ushqim nga njerëzit ose kafshët. Gjethe e gjelbër (e zverdhur). Gjethe të njoma (të thata). Gjethe vezake (gjatore, heshtore). Gjethe e madhe (e vogël, e gjerë). Gjethe e përbërë. Gjethe të këmbyera (të përkundërta). Gjethe të dhëmbëzuara (të lëmuara). Gjethet e bimëve (e drurëve, e pemëve). Gjethe molle (fiku, mani, rrushi...). Gjethe lakre (sallate, spinaqi). Bishti i gjethes. Kurora e gjetheve. Shumëzimi me gjethe. Degë me gjethe. Nxjerr (lëshon) gjethe. Mbushet me gjethe. I mban gjethet. I bien gjethet.

2. përmb. shih GJETH,~I 2,

3. Çeli gjethja.

3. Thika e zdrukthit me teh të gjerë. * Me bar e me gjethe shih te BAR,~I I. Gjethe (fletë) fiku shih te FI/K,~KU. E ka gjethe dikë e mund a e mposht lehtë dikë, s'e ka për gjë, as që matet dot me të ai. U bë gjethe plepi u dobësua shumë, u tret; u zverdh. Dridhej si gjethe lofate (plepi) kishte shumë frikë, ishte trembur shumë, i kishin hyrë drithmat nga frika. Është gjethe plepi a) është shumë i lehtë në peshë; b) e ndien veten shumë mirë, është i lehtë si gjethja (pas një sëmundjeje); c) iron. është pa asnjë lek në xhep. Luan si gjethja e plepit nuk e mban fjalën a premtimin. Si gjethja në verë shih te VER/Ë,~A I. Kur (sa) të bëhet gjethja sa këmba e patës shih te PAT/Ë,~A.

GJETHEBARDHË mb.

Fletëbardhë.

GJETHEDENDUR mb.

Që i ka gjethet të dendura, fletëdendur. Dru gjethedendur.

GJETHEGJATË mb.

Që i ka gjethet të gjata, me gjethe të gjata.

GJETHEGJELBËR mb.

Që i ka gjethet të gjelbra, me gjethe të gjelbra.

GJETHEGJERË mb.

Që i ka gjethet të gjera, me gjethe të gjera, fletëgjerë; kund. gjethengushtë. Bimë gjethegjerë. Panja gjethegjerë. Krifsha gjethegjerë.

GJETHEHAPËT mb.

Fletëhapët.

GJETHEHOLLË mb.

Që i ka gjethet të holla, me gjethe të holla.

GJETHEIMËT mb.

Që i ka gjethet të imëta, me gjethe të imëta.

GJETHEMADH mb.

Që i ka gjethet të mëdha, me gjethe të mëdha, fletëmadh; kund. gjethevogël. Shelg gjethemadh. Duhan gjethemadh.

GJETHEMBAJTËS mb.

1. Që i mban gjethet gjatë gjithë vitit, që është gjithnjë i gjelbër; kund. gjetherënës. Drurë gjethembajtës.

2. bot. Që mban gjethen; që ka a nxjerr gjethen. Bishti gjethembajtës. Syth gjethembajtës.

GJETHENGRËNËS mb. zool.

1. Që ha gjethet, që ushqehet me gjethet e bimëve. Krimb (brumbull) gjethengrënës. Vemje gjethengrënëse.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Gjethengrënësi i qepës.

GJETHENGUSHTË mb.

Që i ka gjethet të gjata e të ngushta, me gjethe të ngushta, fletëngushtë; kund. gjethegjerë. Krifsha gjethengushtë. Frashër gjethengushtë.

GJETHEPËRDREDHËSE f.

Fletëpërdredhëse.

GJETHERËNËS mb.

Që i bien gjethet, që nuk i mban gjethet gjatë gjithë vitit; kund. gjethembajtës. Dru gjetherënës. Shkurre gjetherënëse.

GJETHËRON jokal.

Gjethon. Gjethëruan pemët.

GJETHESHUMË mb.

Që ka shumë gjethe, me shumë gjethe.

GJETHËSIM m.

Gjethësim i dendur.

GJETHËSOHET vetv.

Gjethohet.

GJETHËSON jokal.

Gjethon. Gjethësojnë drurët.

GJETHET vetv.

Gjethohet. Gjethen drurët.

GJETHETRASHË mb.

Fletëtrashë.

GJETHEVOGËL mb.

Që i ka gjethet të vogla, me gjethe të vogla, fletëvogël; kund. gjethemadh. Duhan gjethevogël. Krekëza gjethevogël. Bli gjethevogël.

GJETHËZ f. sh. bot.

Gjethe e vogël, që del në fillim në sythin e bimës; gjethe e vogël, që është pjesë e një gjetheje të madhe të përbërë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com