Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 12 fjalë: (0.63 sekonda)

FISHK kal.

1. I heq njomësinë, e rrudh dhe e bëj që të humbasë ngjyrën, shkëlqimin a bukurinë; e venit; e rrudh dhe e dobësoj. Vapa i fishku lulet. E fishku misrin thatësira. E kishte fishkur sëmundja.

2. fig. Bëj që të humbasë forcën e gjallërinë, i heq gëzimin, e bëj të mpitë, e venit. Vuajtjet ia fishkën ndjenjat.

3. fig. E bëj me të dobët diçka, dobësoj, zbut, zbeh. Kërkojnë të fishkin polemikën (kritikën).

FISHKARAQ mb.

1. I thatë e plot rrudha në fytyrë, i fishkur. Plak fishkaraq.

2. fig. I mefshtë, i mpitë, i qullët.

3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.

FISHKËLLEHEM Pës.

e FISHKËLLEJ.

FISHKËLLEJ jokal.

1. edhe kal. Nxjerr një zë të hollë e të mprehtë, duke fryrë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; nxjerr një zë të tillë, duke i fryrë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër; marr një melodi me zë të tillë. Fishkëllej me gishta. I fishkëlleu qenit. Fishkëllen bukur. Shkonte duke fishkëllyer.

2. vet. veta III. Nxjerr një tingull të hollë e të mprehtë, nxjerr një zë tingëllues (për disa kafshë etj.); nxjerr një zë si fishkëllimë (për diçka që lëviz me shpejtësi). Fishkëllen cjapi i egër. Fishkëlleu sirena. Fishkëllenin plumbat. Fishkëllente era.

3. edhe kal. Shpreh mospëlqim a kundërshtim me anë të fishkëllimave, pres me fishkëllima. Populli e fishkëlleu presidentin amerikan. * I fishkëllen (i fryn, i këndon) në vesh dikujt shih te VESH,~I.

FISHKËLLIM m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FISHKËLLEJ, FISHKËLLEHEM.

2. Fishkëllimë.

FISHKËLLIMË f. sh.

1. Zë i hollë e i mprehtë që del kur fryjmë fort me buzë të mbledhura ose me gishtërinj në gojë; zë i tillë që del kur i fryjmë bilbilit a ndonjë mjeti tjetër. Fishkëllimë e lehtë. Fishkëllima e bilbilit. Fishkëllima e gjyqtarit. E pritën me fishkëllima.

2. Tingull i tillë a i ngjashëm me të, që nxjerrin disa kafshë; zë tingëllues që nxjerr diçka kur lëviz me forcë e me shpejtësi nëpër ajër ose nëpër një të çarë të ngushtë. Fishkëllima e cjapit të egër. Fishkëllima e erës (e veriut). Fishkëllima e trenit. Fishkëllimat e plumbave.

3. përd. ndajf. Me shpejtësi të madhe, me vrull. Vinin plumbat fishkëllimë.

FISHKËLLOR mb. gjuh.

1. Që përftohet nga kalimi i ajrit me fishkëllimë të lehtë nëpër një hapësirë të ngushtë midis dhëmbëve dhe gjuhës (për tingujt s, z etj.) Tingull fishkëllor. Bashkëtingëllore fishkëllore.

2. si em. ~E, ~JA f. sh. ~E, ~ET. Tingull fishkëllor.

FISHKËLLYES mb.

1. Që del kur fishkëllejmë, që shoqërohet me fishkëllimë; që i ngjet fishkëllimës, që është si fishkëllimë. Zë (tingull) fishkëllyes. Zhurmë fishkëllyese. Predhë fishkëllyese. Të folur fishkëllyes.

2. gjuh. Fishkëllor.

FISHKEM vetv.

1. Humbas njomësinë, humbas ngjyrën, shkëlqimin a bukurinë; venitem; rrudhem e dobësohem. U fishkën lulet (gjethet). Fishket misri pa ujë. Iu fishk fytyra. Megjithëse u plak, nuk është fishkur fare.

2. fig. Humbas forcën e gjallërinë, me ikën gëzimi; mpihem, venitem.

3. vet. veta III fig. Humbet forcën e mëparshme, dobësohet, zbutet, zbehet.

4. Pës. e FISHK.

FISHKËT mb.

I fishkur. Lule e fishkët.

FISHKJE f. sh.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve FISHK, FISHKEM. Fishkja e gjetheve (e luleve, e bimëve). Fishkja e ndjenjave. Shenja fishkjeje.

FISHKUR mb.

1. Që ka humbur njomësinë, që ka humbur ngjyrën, shkëlqimin a bukurinë; i venitur; që është rrudhur e dobësuar. Lule (gjethe) të fishkura. Me fytyrë të fishkur. Me duar të fishkura.

2. fig. Që ka humbur forcën e gjallërinë, që ka humbur gëzimin; i mpitë, i venitur. Me zemër (me shpirt) të fishkur.

3. fig. Që ka humbur forcën e mëparshme, i dobësuar, i zbutur, i zbehur.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com