Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 3 fjalë: (0.56 sekonda)

FATAL mb.

1. Që gjoja është përcaktuar nga fati dhe është i pashmangshëm, që gjoja vendos për fatin a të ardhmen e njerëzve (sipas filozofisë idealiste, fesë dhe besimeve të kota). Forca fatale. Çast fatal.

2. Që sjell dëm të madh a pasoja të rënda; që sjell një fatkeqësi të madhe, vdekjeprurës; i pandreqshëm. Veprim fatal. Ngjarje fatale. Gabim fatal.

FATALIST mb.

1. Që bazohet në fatalizëm; që përshkohet nga fryma e fatalizmit; që e lë veten krejtësisht në dorën e fatit. Pikëpamje (frymë) fataliste. Qëndrim fatalist. Njeri fatalist.

2. si em. ~, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri fatalist.

FATALIZËM m.

Pikëpamje idealiste, mistike e fetare, sipas së cilës gjithçka që ndodh në natyrë, në shoqëri e në jetën e njeriut është e paracaktuar gjoja nga një fuqi e panjohur a e mbinatyrshme, që nuk mund të shmanget e nuk mund të mposhtet nga njeriu; besimi i verbër te fati. Ra në fatalizëm.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com