Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (0.58 sekonda)

EPIK mb.

1. let. Që ka të bëjë me epikën, që i përket epikës; që shkruan vepra tregimtare. Gjini (poezi) epike. Vepër (poemë) epike. Figurë epike. Varg (stil) epik. Poet epik.

2. fig. Që ka përmasa të mëdha, madhështor, i denjë për një epope. Luftë epike. Forcë epike.

3. si em. ~, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Krijues i veprave epike.

EPIKË f. let.

Njëra ndër tri gjinitë kryesore të krijimtarisë letrare që paraqet në formë tregimi, në vargje ose në prozë, ngjarje a vepra heroike e të lavdishme të një populli ose të një njeriu; tërësia e veprave të këtij lloji. Epika historike. Epika legjendare. Epika shqiptare. Epika botërore (ballkanike).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com