Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.84 sekonda)

END I kal.

1. Bashkoj kryq, gërshetoj fijet e perit që janë për së gjati me ato për së gjeri duke i rrahur fort për të bërë pëlhurë, stof, qilim etj. (në vegjë ose në tezgjah); bëj pëlhurë, cohë etj.; punoj në vegjë ose në tezgjah; kund. çend. End pëlhurë. End qilimin. End në vegjë (në tezgjah).

2. Thur (një shportë, një kurorë etj.) me thupra, me fije etj.

3. vet. veta III. Thur një pëlhurë të veçantë me fijet që nxjerr vetë, bën pëlhurë (për merimangën e krimbin e mëndafshit). Merimanga end pëlhurën.

4. fig. Krijoj a shestoj diçka; thur, trilloj. End vjersha (këngë). End intriga (komplote).

END II kal.

1. Hedh pa ndërprerje diçka në një drejtim të caktuar a në disa drejtime. End dritën (për hënën). End shikimin.

2. Bëj që të endet, e sjell rrotull. E endi ca ditë, pastaj i mbaroi punë.

END III jokal.

Çel lule, lulëzon; lidh kokërr (për pemët a për një bimë). Endi dardha (molla, kumbulla, arra). Endi lulja. Endi gruri.

END IV kal.

Lëshon vezët në diçka, e pështyn (për mizën). E ka endur miza mishin.

END m. bot.

Pjalm. Endi i dardhës (i mollës).

ENDACAK m. sh.

1. Njeri i varfër që s'ka vendbanim të caktuar a të përhershëm, që s'ka plëng e shtëpi dhe sillet andej-këtej për të gjetur ndonjë punë a mjet jetese; ai që e ndërron shpesh vendin e banimit. Jetë endacaku.

2. Ai që bredh poshtë e lart pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar.

ENDACAK mb.

1. Që nuk ka vendbanim të caktuar a të përhershëm, që s'ka shtëpi; që e ndërron vazhdimisht vendin e banimit; që është karakteristik për një endacak. Njeri endacak. Fise endacake. Jetë endacake.

2. Që shtegton (për kafshët). Peshq endacakë.

3. Që bredh poshtë e lart pa punë a pa ndonjë qëllim të caktuar, që sillet kot.

ENDË f.

1. bot. Pjalm; tërësia e luleve të imëta që çelin disa lloje drurësh a shkurresh, zakonisht në pranverë, endëz. Enda e ullirit (e kumbullës, e shqopës).

2. Diçka e imët që i ngjan miellit të situr, e që mbulon sipërfaqen e sendeve, pjalm. Endë bore.

3. Pjesa më e imët e më e mirë e miellit, majë mielli. I hedh endë. E bëjnë me endë. S`është as për endë as për miell. fj.u. nuk bën për asgjë, nuk vlen fare.

ËNDË f.

Ëndje, kënaqësi. Ënda ime. Ëndë e veçantë. Kam ëndë. Ha me ëndë. I shkon sipas ëndës. Ma ka ënda me pëlqen diçka; dua ta kem, kam dëshirë për diçka.

ENDE f. sh.

Endë.

ENDE ndajf.

1. Deri në kohën kur flasim ose deri në çastin, për të cilin flasim. Rron ende. Punon ende. Nuk ka ardhur ende. Ende nuk ishte rinisur.

2. Edhe më, edhe ca. Do (kërkon) ende.

3. Përsëri, sërish, prapë. Ka ende nevojë.

4. edhe mospërf. Përdoret me një mohim për të treguar se nuk shqetësohemi për një të keqe, për një ngjarje etj. Ende s`ka vdekur! Ende s'e paska thyer qafën!

ENDEM vetv.

1. Nuk kam vendbanim të përhershëm dhe shkoj nga një vend në tjetrin për të gjetur ndonjë mjet jetese; e ndërroj shpesh vendin e banimit; jam endacak. Dikur të papunët endeshin qytet më qytet (fshat në fshat). Fiset shtegtare endeshin gjithë vitin.

2. Sillem poshtë e lart pa ndonjë qëllim të caktuar, sillem kot, bredh andej-këtej. Endet rrugëve. Endem andej-këtej (kot).

3. vet. veta III. Lëviz pa ndërprerje nga një vend në tjetrin (për dritën, për vështrimin etj.); përshkon. Drita endet nëpër oborr. Topi endet në gjithë fushën.

ËNDËRR f. sh.

1. Ajo që shohim në gjumë, varg vegimesh, figurash, ngjarjesh etj. që na shfaqen kur flemë. Ëndërr e keqe (e frikshme, e llahtarshme, e çuditshme). Pashë një ëndërr. E pashë në ëndërr. M`u shfaq (me doli, mu bë) në ëndërr. Si në ëndërr.

2. Dëshirë e zjarrtë për diçka që duam të na plotësohet në të ardhmen. Ëndërr shekullore. Ëndrrat e rinisë. Ëndrrat e poetit. Thur ëndrra. Iu përmbushën (iu plotësuan) ëndrrat.

3. Diçka e krijuar nga përfytyrimet, nga imagjinata ose nga fantazia; dëshirë a synim që nuk mund të plotësohet, diçka e ëndërruar me kot, lodër e fantazisë; gjë e kotë, iluzion. Ëndrra me sy hapur (me sy çelur, zgjuar, në mes të ditës, në diell) dëshira të kota që nuk mund të plotësohen asnjëherë. Rronte me ëndrra. Ajo ishte vetëm një ëndërr. * Përkëdhel një ëndërr shih te PËRKËDHEL.

ËNDËRRIM m. sh.

1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve te foljes ËNDËRROJ. Ëndërrim i ëmbël. Zgjohem nga ëndërrimi.

2. psikol. Lloj i veçantë i imagjinatës kur njeriu krijon në mendje figura, ide etj. për diçka që dëshiron t'i plotësohet në të ardhmen; imagjinatë. Ëndërrim aktiv. Ëndërrim pasiv.

3. Ëndërr. Ëndërrimet e rinisë.

ËNDËRRIMTAR mb.

Ëndërrues. Të rinj ëndërrimtarë. Me sy ëndërrimtarë.

ËNDËRRIT jokal.

Ëndërroj.

ËNDËRRITËS mb.

Ëndërrues, ëndërrimtar.

ËNDËRRITJE f. sh.

Ëndërrim.

ËNDËRROJ jokal.

1. edhe kal. Me shfaqen në gjumë vegime, figura, ngjarje etj.; shoh në ëndërr; shoh një ëndërr. Ëndërrova tërë natën sikur udhëtoja me anije.

2. I shoh e i mendoj gjërat jo siç janë a siç mund të jenë në të vërtetë, por si në ëndërr; krijoj diçka me anë të fantazisë, fantazoj. Rrinte e ëndërronte.

3. kal. Dëshiroj me zjarr të arrij një qëllim, shpresoj të me plotësohet një dëshirë a një synim që kam në shpirt. Ëndërronte të bëhej shkrimtar. Ëndërronin ta shihnin Shqipërinë të lirë.

4. kal. Parashikoj diçka për të ardhmen; e marr me mend, e përfytyroj. Ëndërron shokun e jetës.

5. kal. Sjell ndër mend diçka, kujtoj me mall; mendoj për diçka që e kam thellë në zemër. Ëndërronte vendlindjen (fëmijët). Ëndërron kohën e rinisë.

ËNDËRRSHPJEGUES m. sh. vjet.

1. Ai që gjoja parashikonte të ardhmen e dikujt duke u mbështetur në ëndrrën që ky kishte parë, ai që shpjegonte ëndrrat.

2. Libër që gjoja shpjegonte ëndrrat.

ËNDËRRT mb.

Që është a që bëhet si në ëndërr, fantastik; shumë i këndshëm. Udhëtim i ëndërrt.

ËNDËRRTAR mb. poet.

1. Ëndërrues, ëndërrimtar. Poet ëndërrtar. Sy ëndërrtarë. Vështrim ëndërrtar.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

ËNDËRRUAR mb.

Që është dëshiruar me zjarr prej dikujt; që ka qenë një ëndërr për dikë. Fitorja e ëndërruar. Dita e ëndërruar. Lumturia e ëndërruar.

ËNDËRRUES mb.

1. Që i pëlqen të ëndërrojë, që ëndërron t'i plotësohet një dëshirë e zjarrtë a të arrijë një qëllim të lartë. Poetë (dijetarë) ëndërrues. I ri ëndërrues.

2. Që largohet nga bota e vërtetë e rron me ëndrra të kota, që ka prirje të ëndërrojë gjëra të paplotësueshme, që rron me fantazira.

3. Që shpreh ëndërrim, që duket sikur ëndërron. Sy ëndërrues.

4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Ëndërrues i zjarrtë. Ëndërrues i pandreqshëm.

ENDËS I m. sh.

1. Ai që end pëlhurë etj., ai që punon në vegjë a në tezgjah. Endës i shkathët. Endës pëlhurash.

2. tekst. Boshti ku vendosen kallamat me fijen e perit për të endur majën.

ENDËS I mb.

1. Që shërben për të endur pëlhurë. Makinë endëse.

2. Që end pëlhurë etj., që punon në vegjë ose në tezgjah. Punëtor endës.

ENDËS II m. sh. bot.

Mugull, syth i bimëve.

ENDËS II mb.

Endacak. Fiset endëse.

ENDËSE f.

Fem. e ENDËS~I I 1. Endëse e dalluar.

ENDET Pës.

e END I. Endet në vegjë (në tezgjah).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com