Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 9 fjalë: (0.72 sekonda)

ELËKTRO- fjalëform. spec.

Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra, që i përgjigjet nga kuptimi fjalës «elektrik» (p.sh.: elektroagregat, elektrodinamometër, elektrokardiogram, elektrolokomotivë, elektrosinjal etj.).

ELEKTRODË f. sh.

1. fiz. Pjesa e një përcjellësi nga hyn ose del rryma elektrike me ngarkesë pozitive a negative në një pile; secili nga dy përcjellësit prej grafiti a prej metali, që zhyten në banjën e elektrolizës. Elektrodë pozitive anodë. Elektrodë negative katodë.

2. tek. Shufër metalike që përdoret për saldim me anë të energjisë elektrike.

ELEKTROLIZË f. kim., fiz.

Zbërthimi i disa lëndëve a trupave në pjesët e tyre përbërëse me anë të rrymës elektrike. Elektrolizë e thatë. Elektroliza e ujit (e bakrit).

ELEKTROMAGNETIK mb. fiz.

Që lidhet me dukuritë magnetike, të cilat shkaktohen nga rryma elektrike. Fushë elektromagnetike. Valë elektromagnetike. Lëkundje elektromagnetike.

ELEKTRON m. sh. fiz.

Çdonjëra prej grimcave shumë të vogla elementare me ngarkesë elektrike negative, që sillen rreth bërthamës së atomit (të përbërë nga protonet e neutronet), e cila ka ngarkesë pozitive. Elektron i lirë. Lëvizja e elektroneve.

ELEKTRONIK mb. spec.

Që lidhet me përdorimin e vetive të elektroneve, që mbështetet në shfrytëzimin e vetive të elektronit; që ka të bëjë me elektronikën, që mbështetet në ligjet e elektronikës, që punon në bazë të këtyre ligjeve. Makinë elektronike. Aparat elektronik. Mikroskop (teleskop) elektronik. Llambë elektronike. Llogaritës elektronik.

ELEKTRONIKË f. spec.

Shkenca që studion vetitë dhe lëvizjen e elektroneve në zbrazëti, në gaze ose në gjysmëpërçues; degë e teknikës që merret me prodhimin dhe me shfrytëzimin e pajisjeve e të aparateve elektronike. Zhvillimi i elektronikës.

ELEKTROTEKNIK mb.

Që ka të bëjë me prodhimin e me shfrytëzimin e energjisë elektrike për qëllime të ndryshme. Industria elektroteknike. Pajisje elektroteknike.

ELEKTROTEKNIKË f.

Degë e teknikës që merret me prodhimin dhe me shfrytëzimin e energjisë elektrike për qëllime të ndryshme.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com