Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.54 sekonda)

ELASTIK mb.

1. Që ka vetinë të rimarrë formën a përmasat fillestare pasi të ketë pushuar veprimi i forcës që i ka ndryshuar këto, që shtrihet e mblidhet a rrudhet përsëri; i epshëm. Trup elastik. Gomë elastike. Fije elastike. Pëlhurë elastike. Shufër elastike.

2. fig. Që vepron sipas kushteve e rrethanave, që u përshtatet shpejt atyre, i prirë për të bërë lëshime; jo i ngurtë, jo i prerë. Njeri elastik. Politikë (taktikë, metodë) elastike. Qëndrim elastik.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com