Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (0.73 sekonda)

disa gjellëtore e dyqane në konvikte etj.

Vetëshërbim në mensë (në shkollë, në konvikt). Dyqan me vetëshërbim. Mëngjesore (gjellëtore) me vetëshërbim.

2. bised. Gjellëtore ku njerëzit hanë duke e marrë vetë ushqimin; dyqan ku njerëzit i marrin vetë nga raftet sendet që blejnë. Ha në vetëshërbim.

DY- fjalëform.

Pjesë e parë e disa fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit të numërorit dy (p.sh. i dyanshëm, dydegësh, dyditor, dyfaqësh, dygjymtyrësh, dykrenore, dylekësh, dyluftim, dymujor, dyngjyrësh, dyvjeçar etj).

DY num. them.

1. Numri që vjen menjëherë pas njëshit dhe që shënon një sasi të barabartë me një edhe një. Dy shokë (shoqe). Dy herë. Dy orë. Dy ditë (muaj, vjet). Në orën dy. Dy herë më i madh. Dy edhe dy. Dy herë dy. Dy të dhjetat. E ndarë në dy pjesë. E pjesëtoj për dy.

2. përmb. ~ (të), ~JA (të). Dy së bashku a menjëherë. Erdhën të dy shokët (të dyja shoqet). Ia dhashë të dy librat.

3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. U nisën të dy (të dyja).

4. përd. num. rresht. I dytë. Dhoma (salla) dy. Kabina dy. Shkalla dy. * Me të dy (me të dyja) duart shih te DOR/Ë,~A. Me dy fytyra (me dy faqe) shih te FYTYR/Ë,~A. Një me dy (një e dy) shih te NJË. Pa një, pa dy shih te NJË. E bëri për dy (për pesë) para shih te PARA,~JA. Ia bëri tetë me dy dikujt thjeshtligj. shih tek TETË. S’e bën dy (dysh) fjalën (e dhënë) shih te DYSH. S'ia bëri as një, as dy shih te NJË. Bie (është, ndodhet) në mes dy zjarresh shih te ZJARR,~I. Çalon nga të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Duhen dëgjuar të dyja kambanat shih te KAMBAN/Ë,~A. Dy pëllëmbë mbi tokë shih te PËLLËMB/Ë,~A

4. Gjarpër me dy koka shih te GJARP/ËR,~RI. Ha (pi) me dy gryka shih te GRYK/Ë,~A. Jam dy mendjesh shih te MENDJ/E,~A

2. Mbështetet në të dyja këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Mësallë me dy faqe shih te MËSALL/Ë,~A. E shkeli me të dy (me të dyja) këmbët shih te KËMB/Ë,~A. Pa thënë (pa bërë) as një, as dy shih te NJË. Vezë me dy të verdha (me dy të kuq) shih te VEZ/Ë,~A. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. shih te DIT/Ë,~A. Dy Kamberë në një derë vjet. shih te DER/Ë,~A. Ia futi (ia vuri, ia shtiu) te dyja këmbët në një këpucë (në një opingë) dikujt shih te KËMB/Ë,~A. Janë dy kufoma e një shpirt shih te KUFOM/Ë,~A. Është dy (pesë) para njeri (burrë) shih te PARA,~JA. Është me dy fije brinjë shih te BRINJ/Ë,~A. Ishte me dy krënde në vatër shih te KRËND,~I. Është thikë (presë) me dy presa shih te THIK/Ë,~A. Nuk ka (as) dy (pesë) para mend shih te PARA,~JA. Kërkon të hajë me dy lugë keq. shih te LUG/Ë,~A. S’le dy gurë bashkë shih te BASHKË. S’lidh (s`bën) dot dy fjalë bashkë shih te BASHKË. Milte dy qyqe dhi (dele) shih te MJEL. Ngjajnë (janë) si dy pika uji shih tek UJ/Ë,~I. Noton (lundron) në dy (në një) gisht një shih te GISHT,~I. Si një e një (që) bëjnë dy shih te NJË. Me një gur (me një të shtënë) vret dy zogj shih te GUR,~I. Një rrugë (udhë) e dy punë shih te RRUG/Ë,~A. I priste shpata (palla, kordha, jatagani, sëpata) nga të dyja anët (djathtas e majtas) shih te PRES I. U zunë (a grindën) për dy (për pesë) para spec shih te PARA,~JA. (Një) copë mish me dy sy përçm. shih te MISH,~I. Dy duar për një kokë (janë) shih te DOR/Ë,~A. Është një nga dhia, dy nga vija shih te DHI,~JA. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Nuk mbahen dy kunguj (dy shalqinj) nën një sqetull (në një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I.

DYAKTËSH mb.

Që ka dy akte (për një pjesë teatrale). Komedi (dramë) dyaktëshe.

DYANËSH mb.

I dyanshëm. Marrëveshje dyanëshe. Njohje dyanëshe.

DYANËSI f. sh. libr.

Qëndrim i dyanshëm kundrejt dikujt a diçkaje; të qenët i dyanshëm, dyanshmëri.

DYANËSISHT ndajf. libr.

Në mënyrë të dyanshme; anasjellas.

DYANËSOR mb.

Që ka dy anë; që është i tillë nga të dyja anët; i dyanshëm. Frezë dyanësore. tek.

DYANSHËM mb.

1. Që ka dy anë, që është me dy anë. Koritë e dyanshme.

2. Që zhvillohet në të dyja anët a në të dyja drejtimet, që bëhet nga të dyja anët; që bëhet herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër. Lëvizje e dyanshme. Proces i dyanshëm. Përcëllim i dyanshëm i pëlhurës. Krehje e dyanshme e bezes.

3. Që është i njëjtë e i përbashkët për dy sende, për dy dukuri, për dy njerëz ose për dy palë; që bëhet prej të dyja palëve; që ndodh ose që bëhet ndërmjet dy anëve shkëmbyerazi; që ka lidhje të ndërsjellë me diçka tjetër; i ndërsjellë, reciprok. Ndikim i dyanshëm. Lidhje (vartësi) e dyanshme. Mirëkuptim i dyanshëm. Veprim (bashkëveprim) i dyanshëm. Zbritje (sulme) e kundërzbritje (kundërsulme) të dyanshme. sport.

4. Që kryhet nga dy njerëz a nga dy palë; që lidhet me dy njerëz ose me dy grupe njerëzish, që u vë detyrime a u jep të drejta të caktuara të dyja palëve; dypalësh. Përfitim (dëm) i dyanshëm. Dobi (leverdi) e dyanshme. Marrëveshje e dyanshme. Bisedime të dyanshme. Detyrime të dyanshme. Përpjekje të dy anshme.

5. Që e vështron diçka nga të dyja anët, që merr parasysh të dyja anët e diçkaje. Vlerësim i dyanshëm. Në mënyrë të dyanshme.

6. Që anon herë nga njëra anë herë nga ana tjetër, që nuk është i vendosur e i paanshëm; i lëkundur. Qëndrim i dyanshëm.

DYANSHMËRI f. sh. libr.

Të qenët i dyanshëm; Vetia e diçkaje që ka dy anë.

DYATOMIK mb. kim.

Që përbëhet prej dy atomesh (për molekulën e një trupi). Gaze dyatomike.

DYBALLOR mb. arkit.

Që ka dy ballina (për një ndërtesë). Ndërtesë dyballore.

DYBARKOR mb.

1. Dybarqësh.

2. opt. I dylugët.

DYBARQËSH mb.

Që i ka të dyja anët të dala si bark (për shtambën etj.). Shtambë dybarqëshe.

DYBEK m. sh.

1. Enë e madhe prej druri, si havan i thellë, në të cilën rrahim orizin ose grurin; shkop i gjatë me një kokë si xhungë, me të cilin rrahim orizin ose grurin në një enë të tillë. Dybek orizi.

2. Tundësi i qumështit. Rreh qumështin (kosin) në dybek.

3. krahin. Varre prej druri për të thyer plisat në arë.

DYBËRTHAMËSH mb.

Që ka dy bërthama, që përbëhet nga dy bërthama. Fryt dybërthamësh.

DYBOSHTOR mb. spec.

Që ka dy boshte.

DYBRINJËNJËSHËM mb. gjeom.

Që ka dy brinjë të barabarta (për trekëndëshin). Trekëndësh dybrinjënjëshëm.

DYBUKËSH mb. krahin.

Që është dy vjeç ose që lëron për të dytin vit me radhë (për kaun etj.). Ka dybukësh.

DYBUZOR mb.

1. gjuh. Që përftohet duke u afruar ose duke u puqur të dyja buzët (për disa tinguj bashkëtingëllorë). Bashkëtingëllore dybuzore. Tingull dybuzor.

2. bot. Që është çarë në dy pjesë të pabarabarta dhe ka pamjen e dy buzëve të hapura (për lulet e disa bimëve). Kurora dybuzore e lules.

3. si em. ~E, ~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Bashkëtingëllore dybuzore. Dybuzoret e shqipes (p, b).

DYCEPËSH mb.

Që ka dy cepa. Kapele dycepëshe.

DYCILINDËRSH mb. tek.

Që ka dy cilindra, që punon me dy cilindra. Motor dycilindërsh. Pompë dycilindërshe.

DYDEGËSH mb.

1. Që ndahet në dy degë; që ka dy degë. Dru dydegësh. Lumë dydegësh.

2. Që ka dy degë a dy profile studimi. Shkollë dydegëshe.

DYDHËMBËSH mb.

Që ka dy dhëmbë. Sfurk dydhëmbësh.

DYDIREKËSH mb.

Që ka dy direkë. Anije dydirekëshe.

DYDITËSH mb.

1. Që është bërë a është gatuar para dy ditësh (për bukën, gjellën etj.). Bukë (gjellë) dyditëshe.

2. Që zgjat dy ditë, dyditor. Udhëtim dyditësh.

DYDITOR mb.

Që zgjat dy ditë; që kryhet brenda dy ditëve. Mbledhje (konferencë) dyditore. Seminar dyditor. Bisedime dyditore. Marshim dyditor.

DYDYNYMËSH m. bised.

Arë a kopsht që ka një sipërfaqe prej dy dynymësh. Punonte dydynymëshin.

DYFAQËSH mb.

1. Që përbëhet nga dy faqe, që ka dy faqe a dy anë.

2. gjeom. Që kufizohet nga dy gjysmërrafshe, të cilët kanë një brinjë të përbashkët. Figurë dyfaqëshe. Kënd dyfaqësh.

3. fig. Që e fsheh fytyrën e vërtetë, që është me dy faqe a me dy fytyra; që është karakteristik për një njeri të tillë; që bëhet për të mbuluar qëndrimin a qëllimin e vërtetë dhe për të mashtruar të tjerët; hipokrit. Njeri dyfaqësh. Politikë (taktikë) dyfaqëshe. Qëndrim dyfaqësh.

4. si em. ~, ~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Figurë dyfaqëshe; kënd dyfaqësh. Dyfaqësha të barabartë. Dyfaqësha të kundërt dyfaqësha me faqe që shtrihen njëra pas tjetrës. Dyfaqësha të bashkëmbështetur dyfaqësha që kanë një faqe të përbashkët dhe të tjerat që shtrihen njëra pas tjetrës. Faqet e dyfaqëshit. Brinja e dyfaqëshit.

DYFAQËSI f. libr.

Të qenët me dy faqe; qëndrim me dy faqe; vesi i një njeriu që sillet e vepron me dy faqe; hipokrizi.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com