Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.86 sekonda)

ÇORODIT kal.

1. Bëj që dikush a diçka të humbasë vetitë e mira e thelbësore, e prish, e zvetënoj. Çorodit njeriun. Çorodit gjuhën. Përpiqen ta çoroditin rininë.

2. I prish mendjen për ta futur në rrugë të gabuar; e hutoj për të mos pasur një botëkuptim të qartë e për të mos vepruar drejt. Çoroditin lëvizjen. Çoroditin popullin. I çorodit mendjen.

ÇORODITEM vetv.

1. vet. veta III. Humbet vetitë e mira e thelbësore, prishet, zvetënohet. Çoroditet njeriu. Çoroditet gjuha (kultura).

2. Trullosem dhe hyjnë rrugë të gabuar; nis të veproj pa një botëkuptim të qartë, çorientohem.

ÇORODITËS mb.

Që ndikon për të futur dikë në rrugë të gabuar, që të huton dhe të trullos, që sjell çoroditje. Muzikë çoroditëse. Reklamë çoroditëse.

ÇORODITJE f. sh.

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ÇORODIT, ÇORODITEM. Çoroditje e madhe (e përgjithshme). Çoroditje morale. Çoroditja e gjuhës. Sjell çoroditje.

ÇORODITUR mb.

1. Që ka humbur vetitë e mira e thelbësore, që është prishur, i zvetënuar. Njeri i çoroditur.

2. Që është trullosur dhe ka hyrë në rrugë të gabuar; që është i hutuar dhe nuk di nga të shkojë e si të veprojë. Rrinte i çoroditur. Mbeti i çoroditur.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com