Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 3 fjalë: (0.58 sekonda)

ÇKA I përem.

1. pyetës. Çfarë, ç'. Çka i tha? Çka deshi? Çka po thotë?

2. lidhor. Që, i cili. Atë çka është përparimtare. Atë çka dinë. Për atë çka u fol.

3. lidhor. Ai që..., ajo që... Çka është kryesorja. Për çka folëm. Për çka u tha këtu.

ÇKA II ndajf. bised.

1. As mirë as keq, njëfarësoj, disi, jo edhe aq keq (zakonisht në përgjigjen për një pyetje). - Si shkon me të? - Çka, mirë. - Si e ke djalin? - Çka, më mirë. - Si janë të lashtat?- Çka. - A ishin mirë? - Çka. - Si ia çon? - Çka.

2. përd. pj. S'ka gjë, nuk prish punë; njësoj është. Çka, e pranoj. Çka, çka, i vogël është ai.

ÇKALIT kal.

1. Thyej koren e tokës me çapë pas shiut, shkrifëroj tokën, çapit; prashit.

2. Ledhatoj dikë duke i fërkuar kokën, përkëdhel (edhe fig.).

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com