Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.58 sekonda)

ÇAFKË I f. sh.

1. zool. Shpend uji, që ka qafë të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë. Çafka e bardhë. Çafka e kuqe. Çafka e përhime. Çafkë deti.

2. fig. Grua e dobët dhe e hollë.

ÇAFKË II f. sh.

1. Filxhan ose gotë me vegjë për të pirë. Çafkë uji. Çafkë me raki (me qumësht). Mbush një çafkë. Pi një çafkë.

2. Maja e kokës, buti i kresë. Çafka e kokës. I ra në çafkë. I çau çafkën. Po me luan çafka e kokës po më luan mendja. Mblidhe çafkën! mblidhe mendjen!

3. Tufë pendësh në majë të kokës së pulave ose të disa zogjve; kaçul. Çafka e këndesit lafsha e këndesit. Pulë me çafkë. Ka një çafkë në kokë. Mban çafkën përpjetë.

4. Lëvozhgë, gujavë. Çafka e vezës. Çafka e lajthisë.

ÇAFKËBARDHË f. sh. zool.

Shpend uji me sqep e me qafë pak me të shkurtër se të çafkës dhe me pendë të bardha.

ÇAFKËLORE f. sh.

1. zool. Zog këngëtar më i madh se harabeli, me ngjyrë të murrme, me një xhufkë pendësh në majë të kokës, që jeton arave; laureshë. Kënga e çafkëloreve. Ngrihen çafkëloret.

2. Pulë me një xhufkë pendësh të gjata në maje të kokës, pulë me çafkë.

ÇAFKËTHIME f. sh. zool.

Çafkë me pendë të përhime.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com