Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.80 sekonda)

CAC kal. famil.

1. Mësoj foshnjën të ecë, e përkëmb. Cac fëmijën.

2. jokal. Eci ngadalë e me zor, duke u mbajtur si fëmijët e vegjël.

ÇAÇANIK m. sh.

1. bot. Pema e arrës; kokërr arre me lëvozhgë të njomë. Gjethe çaçaniku. Dru çaçaniku. Në hijen e një çaçaniku. Qëronte çaçanikë.

2. Lëvozhga e gjelbër e kokrrës së arrës, që përdorët për të ngjyer, shark. Lyej (ngjyej) me çaçanik. Ziej çaçanik.

ÇAÇË f. sh.

Kokodash. * Çaçë mbi bukë një e mirë mbi diçka tjetër të mirë, thelë mbi bisht.

CACËR m. sh.

Krehër i gjerë që e përdorin gratë, llanar. Cacër prej briri. Me cacër e pasqyrë. * Cacër pa dhëmbë shar. shih te DHËMB,~I.

ÇAÇKË f. sh.

1. shih ÇAFK/Ë, ~A II.

2. Enë e vjetruar ose e prishur. I hedh tej çaçkat. Është bërë kusia çaçkë.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com