Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 3 fjalë: (0.57 sekonda)

BUKËL I f. sh. zool.

Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. * U ka hyrë bukla u ka ardhur njeriu që duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet.

BUKËL II f. sh.

Tufë e trashë flokësh, e dredhur si kaçurrel.

BUKËLEPE f. sh. bot.

Bimë barishtore, që rritet në fusha bregdetare, lulëzon gjatë dimrit dhe mund të përdoret për ushqim.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com