Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 7 fjalë: (0.71 sekonda)

BUBË I f. sh. zool.

1. Vemje e rritur, para se të shndërrohet në flutur ose në krimb, zakonisht e mbuluar me push, krimbalesh, krimb mëndafshi.

2. Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba. Ngjyrë bube ngjyrë e verdheme.

3. Rrëshqanor që të ha (gjarpër, zhapi etj.).

4. Morr i vogël.

5. krahin. Pushi i një rrobe të leshtë. Buba e shajakut (e velenxës).

BUBË II f. sh. mit.

1. Qenie fantastike, që, sipas paragjykimeve, përfytyrohej si përbindësh a si gjarpër i madh, me të cilin trembnin zakonisht fëmijët e vegjël; gogol, vovë. E fryftë buba! mallk.

2. Dordolec. * U bë bubë u bë tmerri i të tjerëve, u bë gogol për dikë. Ia bëri bubë një punë ia bëri të tmerrshme, ia bëri gogol.

BUBËL f. sh.

Kokël e vogël nga fijet ose nga pushi i leshit të ngatërruar. Lesh me shumë bubla.

BUBËRRI f. përmb.

Tërësia e punëve të vogla, vogëlsirat, çikërrimat. Merret me bubërri.

BUBËRRIM m. sh.

1. Veprimi sipas kuptimit 2 të foljes BUBËRROJ.

2. Punë pa rëndësi, vogëlsirë, çikërrimë, bubërri. Humb kohën me bubërrime.

BUBËRROJ jokal.

1. Kërkoj morrat në trup për t'i vrarë, qëroj morrat (në një rrobë ose në flokët), çmorritem.

2. fig. Bëj punë të vogla për të shtyrë kohën, merrem me vogëlsira e me çikërrima. Bubërron natë e ditë. Bubërronte nëpër shtëpi.

3. Kërkoj në të gjitha anët për të gjetur diçka, rrëmoj. Bubërron nëpër xhepa (në dollap).

4. Shkoj andej-këtej, vërtitem lart e poshtë; vet. veta III sillet e gumëzhin (për një turmë ose për shumicë qeniesh). Turma bubërronte në oborr.

5. vet. veta III. Kullot në një vend me pak bar, duke ngrënë një majë këtu, një majë aty; kërkon ushqim andej-këtej, qëmton, gjëllin (për bagëtitë). Bubërronin qengjat. Zogjtë bubërrojnë.

6. kal. fig. Ngacmoj. E bubërroi me fjalë.

7. Them diçka nëpër dhëmbë, mërmërit.

BUBËZ f. sh. vjet.

Vrimë e vogël në pushkët me strall, ku vihej agzoti për t'i dhënë zjarr barutit. Bubëza e pushkës. Vinin agzot në bubëz.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com