Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.57 sekonda)

BRYME f. sh.

1. Dhi me qime bojë hiri në të errët, dhi kënutë.

2. Grua pothuajse e thinjur krejt.

BRYMË f. sh.

1. Reshje e ngjashme me borën, që formohet si shtresë shumë e hollë nga ngrirja e vesës ose e mjegullës mbi sipërfaqen e tokës, mbi bar, mbi fletët e bimëve, mbi sendet e ftohta etj.; vesë e ngrirë. Bryma e parë. Bryma e vjeshtës. Cipë bryme. Ra brymë. E zuri (e prishi) bryma.

2. Shtresë e hollë kristalesh akulli që formohet nga ngrirja e avujve ose e lagështirës së ajrit në sipërfaqen e sendeve të ftohta, në frigoriferë etj. * Si bryma në diell që mbaron e zhduket shpejt, që zhduket menjëherë, si kripa në ujë. Është si bryma para diellit po i vjen fundi, s'e ka të gjatë. Bryma s'është dëborë fj. u. të gjithë ata që i ngjajnë njëri-tjetrit nuk janë njësoj (thuhet zakonisht për të dalluar një njeri më pak të aftë nga një tjetër që është shumë i zoti, kur të dy kanë ndonjë tipar të përbashkët joqenësor). Rroftë sa kungulli në brymë! iron. rroftë shumë pak, vdektë shpejt!

BRYMËS m.

Nëntor.

BRYMËS mb.

1. Që ka ngjyrë gështenjë në të kuqe, në ngjyrë të uthullës, i kuqërremë, i mushkëllyer (kryesisht për kuajt). Kalë brymës.

2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.

BRYMËZOHET vetv.

Kthehet në brymë, bëhet brymë. Brymëzohet vesa.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com