Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 1 fjalë: (0.61 sekonda)

BASHKËBISEDIM m. sh.

1. Bisedim ndërmjet dy a më shumë vetave, rrahje e shkëmbim mendimesh për një çështje. Bashkëbisedimi i madh Parti-popull.

2. kryes. sh. libr. Rrahje e shkëmbim mendimesh për të caktuar kushtet e një marrëveshjeje; bisedime të përbashkëta. Bashkëbisedime shoqërore (zyrtare). Bashkëbisedime për paqe. Zhvilluan bashkëbisedime.

3. Formë kontrolli pa nota për njohuritë e fituara, që bëhet në fund të një kursi, të formave të edukimit ideopolitik etj.; bisedë e përbashkët e një grupi njerëzish për një temë politike, shoqërore a shkencore. Bashkëbisedimet përfundimtare. Merr pjesë në bashkëbisedime.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com