Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 2 fjalë: (0.54 sekonda)

BARITON m. sh. muz.

Zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit; këngëtari që ka këtë zë; vegël muzikore me frymë që i përgjigjet këtij zëri. Zë baritoni.

BARITOR mb.

1. Që ka tiparet e jetës e të punës së barinjve; që ka blegtorinë si kryesore, që mbështetet në blegtorinë. Jetë baritore. Fise baritore. Ekonomi baritore.

2. art. Që i këndon jetës së barinjve, që pasqyron jetën e barinjve; që e paraqit të zbukuruar jetën e barinjve në gji të natyrës. Poezi (këngë) baritore. Melodi baritore.

3. fet., vjet. Që ka të bëjë me veprimtarinë e priftërinjve të krishterë, të cilët e quanin veten udhëheqës shpirtërorë të besimtarëve. Letër baritore. Vizitë baritore. Zyrë baritore.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com