Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 4 fjalë: (0.55 sekonda)

AVIOMODEL m. sh. tek. sport.

Model aeroplani, i ndërtuar nga specialistët ose nga amatorët e aviomodelizmit. Bëj (ndërtoj) një aviomodel.

AVIOMODELIM m. tek. sport.

Ndërtimi i modeleve të aeroplanëve nga aviomodelistët. Rrethi i aviomodelimit.

AVIOMODELIST m. sh.

Ai që merret me ndërtimin e modeleve të aeroplanëve, ai që merret me aviomodelizëm. Rrethi i aviomodelistëve. Garat e aviomodelistëve.

AVIOMODELIZËM m.

Ndërtimi i modeleve të aeroplanëve nga amatorët e aviacionit; sporti i fluturimit të aviomodeleve. Merrem me aviomodelizëm.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com