Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 9 fjalë: (0.78 sekonda)

ASHTË f. sh.

Ahishtë.

ASHTË- fjalëform.

Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shënojnë vendin ose mjedisin jashtë kufijve të diçkaje, rrethanat a sferën jashtë diçkaje, mungesën e lidhjeve me diçka etj. (p.sh. jashtëfisnor, jashtëligjor, jashtëshkollor, jashtëkohor, i jashtëshkruar, i jashtëzakonshëm etj.).

ASHTËPARLAMENTAR mb.

Që nuk bën pjesë a që nuk përfaqësohet në parlament, që gjendet a që bëhet jashtë parlamentit; që nuk lidhet me jetën dhe veprimtarinë e parlamentit, që nuk bëhet sipas rregullave a sipas formave parlamentare. Forma jashtëparlamentare. Veprime jashtëparlamentare. Shumica (masa, pjesa) jashtëparlamentare. Lufta (lëvizja) jashtëparlamentare.

ASHTËRIM m.

1. shih ESHTËRIM,~I.

2. sh. ~E, ~ET. shih ESHTËRI,~A.

ASHTËROHET vetv.

1. shih ESHTËROHET.

2. fig. Forcohet, ngurtësohet, bëhet si kockë.

ASHTËROR mb.

shih ESHTËROR,~E. Skeleti ashtëror.

ASHTËRORE f. sh.

shih ESHTËROR/E,~JA.

ASHTËSHKOLLOR mb.

1. Që gjendet jashtë shkollës, që nuk bën pjesë në radhët e nxënësve a të studentëve. Rinia jashtëshkollore. Shoqëritë (rrethet) jashtëshkollore.

2. Që bëhet jo në kohën e mësimit, që zhvillohet jashtë kohës së mësimit. Veprimtaria jashtëshkollore. Punë jashtëshkollore. Edukim jashtëshkollor.

ASHTËZAKONSHËM mb.

1. Që nuk gjendet a nuk ndodh rëndom, jo i zakonshëm, i rrallë; i padëgjuar; shumë i madh, që i kapërcen kufijtë e zakonshëm dhe të bën përshtypje të veçantë. Një rast i jashtëzakonshëm. Ngjarje e jashtëzakonshme. Njeri i jashtëzakonshëm. Aftësi të jashtëzakonshme. Shpejtësi (bukuri) e jashtëzakonshme. Vështirësi të jashtëzakonshme. Interesim i jashtëzakonshëm. Përshtypje të jashtëzakonshme. Pritje e jashtëzakonshme. Me rëndësi të jashtëzakonshme. Ishte diçka e jashtëzakonshme.

2. I caktuar posaçërisht për një punë; që ka të drejtë e fuqi të plotë të vendosë për diçka a të ndërmarrë diçka; që vendoset pa marrë parasysh asgjë, që bëhet jashtë rregullit, jashtë radhës ose në raste shumë të ngutshme, që shkaktohet nga rrethana shumë të vështira, të veçanta etj. I dërguar (ambasador) i jashtëzakonshëm. Komision i jashtëzakonshëm. Mbledhje (konferencë) e jashtëzakonshme. Sesion i jashtëzakonshëm. Masa të jashtëzakonshme. Tatime (taksa) të jashtëzakonshme. Gjendje e jashtëzakonshme gjendje e veçantë që vendoset me ligj në një vend ose në një pjesë të tij për ta ndëshkuar atë etj. Ligj i jashtëzakonshëm ligj që shpallet në kohë lufte, në kohë rrethimi etj.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com