Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 12 fjalë: (0.99 sekonda)

ASGJË f. libr.

Ajo që nuk është; mungesa e plotë e gjithçkaje, hiçi. E ngre nga asgjëja. E kthen në asgjë.

ASGJË pakuf.

1. Asnjë gjë, asnjë send, kurrgjë; kund. gjithçka. Asgjë e tepërt. Asgjë me rëndësi. Asgjë me shumë. Nuk di asgjë. Nuk them asgjë. Nuk kursej asgjë. Nuk pyet për asgjë.

2. Përdoret për të treguar diçka ose dikë pa ndonjë vlerë të madhe, pa rëndësi. Nuk më duket asgjë. S`është asgjë për ty. Për asgjë për diçka të vogël, pa ndonjë vlerë; për një shkak a arsye pa rëndësi. Shes (blej) për asgjë shes (blej) fare lirë.

3. Përdoret si përgjigje mirësjelljeje ndaj një falënderimi, me kuptimin «s`ka përse». * E bën për asgjë nuk e përfill fare, e përbuz. Nuk ka asgjë të përbashkët me dikë shih te PËRBASHKËT (i,e).

ASGJËKAFSHË pakuf.

Asnjë send, asgjë prej gjëje. Nuk i dha asgjëkafshë.

ASGJËKUND ndajf.

Në asnjë vend, as në ndonjërin vend, askund. S`dukej asgjëkundi. Nuk shkoj asgjëkund. S`e gjej asgjëkund. * S'është asgjëkundi nuk është aspak në rregull, nuk e ka fare në vijë një punë. Ku ishe? Asgjëkundi. thuhet duke e bërë pyetjen e duke u përgjigjur vetë, kur themi diçka ose bëjmë një punë pa pasur ndonjë fryt konkret.

ASGJËMANGUT lidh. libr.

Megjithatë, prapëseprapë; veçse. Asgjëmangut, populli e ruajti njësinë e vet kombëtare.

ASGJËSEND pakuf.

Asnjë send, asgjë. Nuk solli asgjësend. Nuk mori vesh asgjësend.

ASGJËSHËM mb. libr.

Që nuk ka asnjë vlerë ose asnjë rëndësi.

ASGJËSI f. libr.

Të qenët asgjë, hiçi, asgjëja; zbrazëti e plotë.

ASGJËSIM m.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ASGJËSOJ, ASGJËSOHEM. Asgjësimi i plotë. Asgjësim fizik (moral). Asgjësimi i armikut (i kundërshtarit). Asgjësimi i objektivit. usht. Asgjësimi i marrëdhënieve të vjetra. Armë të asgjësimit në masë. I shpëtoi asgjësimit.

ASGJËSOHEM. Pës.

e ASGJËSOJ. Asgjësohen mbeturinat.

ASGJËSOJ kal.

1. E shkatërroj krejt, e prish që të mos jetë më, e shfaros, e zhduk; e bëj fare të paaftë për të vepruar. Asgjësoj armikun. Asgjësoi pushtetin e vjetër. Asgjësoi planet (sulmet). Asgjësoj letrat (mbeturinat). I asgjësuan në masë.

2. usht. Godit në shenjë. Asgjësoj objektivin. Asgjësoj me predhën e parë.

ASGJËSUES mb.

1. Që shkatërron plotësisht, që shfaros; vdekjeprurës. Armë asgjësuese. Goditje asgjësuese. Zjarr asgjësues.

2. Shumë i ashpër, që synon të dërrmojë krejt, që e mohon diçka tërësisht. Kritikë asgjësuese. Fjalim asgjësues. Sarkazëm asgjësues.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com