Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 30 fjalë: (1.03 sekonda)

AS- fjalëform.

Pjesë e parë me kuptim mohues ose përforcues e disa përemrave të përngjitur dhe e disa ndajfoljeve të përngjitura; p.sh. askush, asgjë, asnjëherë, aspak, askund etj.

ASAJ.

1. Dhan., rrjedh. e përem. vetor. e dëft. AJO.

2. dëft. bised. Në atë..., atje në ... (me një emër në rasën rrjedhore të numrit njëjës, në trajtën e pashquar). Asaj rruge. Asaj ane.

ASAMBLE f. sh.

1. Mbledhje e përfaqësuesve të zgjedhur të një vendi, si organi më i lartë ligjvënës, që ka të drejtë të diskutojë e të vendosë për çështjet më të rëndësishme dhe të kontrollojë organet e zgjedhura prej saj; mbledhja e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme në një organizatë ndërkombëtare, e cila shqyrton çështje të ndryshme dhe merr vendime për to; tërësia e përfaqësuesve në këto mbledhje; ndërtesa ku mbahen rregullisht këto mbledhje. Asambleja kombëtare. Asamble kushtetuese (ligjvënëse). Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sesion i asamblesë. Thirrja e asamblesë. Punimet (vendimet) e asamblesë.

2. Mbledhja e gjithë anëtarëve të një institucioni, të një kooperative, të një organizatë a shoqate, si organi më i lartë që ka të drejtë të shqyrtojë çështjet e përbashkëta me rëndësi, të marrë vendime për to dhe të kontrollojë organet e zgjedhura prej saj; tërësia e pjesëmarrësve në këtë mbledhje. Asambleja e Akademisë së Shkencave të RPSSH. Asambleja e kooperativës. Mbledhja e asamblesë.

ASAMBLIST m. sh. hist.

Anëtar i asamblesë kombëtare. U zgjodh asamblist.

ASBEST m. min.

Mineral i përbërë prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve, që nuk e përçon rrymën elektrike dhe që përdoret gjerësisht në industri e në ndërtim. Mineral asbesti. Veshje prej asbesti. Fabrika e pasurimit të asbestit.

ASE lidh.

shih OSE.

ASËLL pj. thjeshtligj.

Në të vërtetë, tamam, në thelb (përdoret si fjalë e ndërmjetme). Asëll, ai e di me mirë. Asëll-asëll në fund të fundit, thellë-thellë.

ASFALT m. sh.

1. min. Lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë e që zbutet kur ngrohet; sere. Asfalt natyror.

2. Përzierje bitumi me çakëll të imët, me të cilën shtrohen rrugët etj.; rrugë, sipërfaqe që është shtruar me këtë përzierje. Shtresë asfalti. Rrugë me asfalt. Shtroj me asfalt. Rrëshqet mbi asfalt.

asfalt-beton.

ASFALTIM m. sh.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ASFALTOJ, ASFALTOHET. Asfaltimi i rrugës. Makinë asfaltimi. Punëtorët e asfaltimit.

ASFALTOHET Pës.

e ASFALTOJ. U asfaltua rruga.

ASFALTOJ kal.

Shtroj me asfalt. Asfaltoj rrugën (sheshin).

ASFALTUAR mb.

Që është i shtruar me asfalt. Rrugë e asfaltuar. Shesh i asfaltuar.

ASFALTUES m. sh.

Punëtor që merret me asfaltimin e rrugëve. Asfaltues rrugësh.

ASFARE ndajf. bised.

Aspak, as një çikë. Nuk u lodha asfare. Nuk ka të bëjë as fare.

ASFARËGJË pakuf. bised.

Asgjë fare. S`i bëri asfarëgjë.

ASFIKSI f.

1. mjek. Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes nga mungesa e ajrit me oksigjen. Vdiq nga asfiksia.

2. fig. Ndërprerje a vështirësi e madhe që krijohet në një degë prodhimi dhe që pengon zhvillimin e lirë të saj.

ASGJË f. libr.

Ajo që nuk është; mungesa e plotë e gjithçkaje, hiçi. E ngre nga asgjëja. E kthen në asgjë.

ASGJË pakuf.

1. Asnjë gjë, asnjë send, kurrgjë; kund. gjithçka. Asgjë e tepërt. Asgjë me rëndësi. Asgjë me shumë. Nuk di asgjë. Nuk them asgjë. Nuk kursej asgjë. Nuk pyet për asgjë.

2. Përdoret për të treguar diçka ose dikë pa ndonjë vlerë të madhe, pa rëndësi. Nuk më duket asgjë. S`është asgjë për ty. Për asgjë për diçka të vogël, pa ndonjë vlerë; për një shkak a arsye pa rëndësi. Shes (blej) për asgjë shes (blej) fare lirë.

3. Përdoret si përgjigje mirësjelljeje ndaj një falënderimi, me kuptimin «s`ka përse». * E bën për asgjë nuk e përfill fare, e përbuz. Nuk ka asgjë të përbashkët me dikë shih te PËRBASHKËT (i,e).

ASGJËKAFSHË pakuf.

Asnjë send, asgjë prej gjëje. Nuk i dha asgjëkafshë.

ASGJËKUND ndajf.

Në asnjë vend, as në ndonjërin vend, askund. S`dukej asgjëkundi. Nuk shkoj asgjëkund. S`e gjej asgjëkund. * S'është asgjëkundi nuk është aspak në rregull, nuk e ka fare në vijë një punë. Ku ishe? Asgjëkundi. thuhet duke e bërë pyetjen e duke u përgjigjur vetë, kur themi diçka ose bëjmë një punë pa pasur ndonjë fryt konkret.

ASGJËMANGUT lidh. libr.

Megjithatë, prapëseprapë; veçse. Asgjëmangut, populli e ruajti njësinë e vet kombëtare.

ASGJËSEND pakuf.

Asnjë send, asgjë. Nuk solli asgjësend. Nuk mori vesh asgjësend.

ASGJËSHËM mb. libr.

Që nuk ka asnjë vlerë ose asnjë rëndësi.

ASGJËSI f. libr.

Të qenët asgjë, hiçi, asgjëja; zbrazëti e plotë.

ASGJËSIM m.

Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ASGJËSOJ, ASGJËSOHEM. Asgjësimi i plotë. Asgjësim fizik (moral). Asgjësimi i armikut (i kundërshtarit). Asgjësimi i objektivit. usht. Asgjësimi i marrëdhënieve të vjetra. Armë të asgjësimit në masë. I shpëtoi asgjësimit.

ASGJËSOHEM. Pës.

e ASGJËSOJ. Asgjësohen mbeturinat.

ASGJËSOJ kal.

1. E shkatërroj krejt, e prish që të mos jetë më, e shfaros, e zhduk; e bëj fare të paaftë për të vepruar. Asgjësoj armikun. Asgjësoi pushtetin e vjetër. Asgjësoi planet (sulmet). Asgjësoj letrat (mbeturinat). I asgjësuan në masë.

2. usht. Godit në shenjë. Asgjësoj objektivin. Asgjësoj me predhën e parë.

ASGJËSUES mb.

1. Që shkatërron plotësisht, që shfaros; vdekjeprurës. Armë asgjësuese. Goditje asgjësuese. Zjarr asgjësues.

2. Shumë i ashpër, që synon të dërrmojë krejt, që e mohon diçka tërësisht. Kritikë asgjësuese. Fjalim asgjësues. Sarkazëm asgjësues.

ASHAR m. sh. hist.

E dhjeta që paguhej si taksë. Paguanin (jepnin) asharin. Mblidhte asharin.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com