Fjalor Shqip-Shqip

U gjetën 5 fjalë: (0.69 sekonda)

ARRATIS kal.

1. E dëboj, e tret larg, e mërgoj. I arratisi larg.

2. Përndaj, shpërndaj andej e këtej; i jap arratinë.

ARRATISEM vetv.

1. Iki fshehurazi nga një vend ku me mbajnë mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; marr malet ose kapërcej kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet, nga një e keqe etj. U arratis nga burgu. U arratis nga ushtria. U arratis nga shtëpia. U arratis në mal (jashtë).

2. vet. veta III fig. Largohet, ikën, tretet larg. Iu arratis mendja. Iu arratis gjumi.

3. vet. veta III. Përndahet, shpërndahet andej e këtej (për bagëtinë).

4. Endem andej-këtej, bredh lart e poshtë.

5. vet. veta III krahin. Shembet, rrëzohet me vrull. U arratis si lis.

ARRATISJE f. sh.

Veprimi sipas kuptimeve të foljes ARRATISEM. Arratisja e të burgosurve. Arratisja nga burgu. Përgatitën arratisjen.

ARRATISUR m. sh.

Ai që ka ikur fshehurazi nga një vend, ku e kishin mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; ai që ka marrë malet ose që ka kapërcyer kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet ose nga një rrezik. I arratisur politik. E kapën të arratisurin.

ARRATISUR mb.

1. Që ka ikur fshehurazi nga një vend, ku e kishin mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; që ka marrë malet ose që ka kapërcyer kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet ose nga një rrezik. Të burgosurit e arratisur. Ushtarët e arratisur.

2. fig. Që është shpërndarë, që ka humbur diku larg, që është tretur larg. Me mendje të arratisur. Me sy të arratisur.

3. vjet. Që ka marrë arratinë, që endet lart e poshtë, që bredh nga një vend në tjetrin. Kalorës i arratisur.

Të kërkuara së fundmi

Copyright © Andi Hamolli.
All Rights Reserved.

www.000webhost.com